Xhaferi në takimin me eurodeputetin Rojten tha se shpreson që së shpejti do të tejkalohet problemi me Bullgarinë

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot u takua me eurodeputetin, Tijs Rojten, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Xhaferi, siç njoftuan nga kabineti i tij, e konstatoi bashkëpunimin shumë- dekadash me Parlamentin Evropian në nivele të ndryshme dhe përshëndeti mbështetjen e vazhdueshme të aspiratave tona për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ai informoi se, rezoluta e sivjetme e Parlamentit Evropian dhe raporti i Komisionit Evropian, të cilat japin pasqyrë të balancuar për situatat aktuale në vend, për Kuvendin dhe institucionet shtetërore çdoherë paraqesin pikë referimi për zbatimin e reformave të mëtejme, transmeton Portalb.mk.

Po ashtu, Xhaferi informoi eurodeputetin për statusin aktual të raporteve me Bullgarinë, duke shprehur shpresë se në kohë sa më të shpejtë do të jemi dëshmitarë të situatës së tejkaluar dhe do t’i fillojmë negociatat për anëtarësim me Unionin.

Eurodeputeti Rojten përshëndeti rolin e Xhaferit në përmirësimin e kulturës demokratike në vend, e cila sipas tij, mund të paraqesë shembull edhe për disa vende anëtare të BE-së. Ai theksoi se aktorët politik duhet të mbajnë fokusin në reformat të cilat vijojnë, ndërsa Bashkimi Evropian të përfundojë pjesën e tij në këtë proces.

“Parlamenti Evropian vlerëson se betimi i dhënë drejt vendit duhej të realizohej që moti. Eurodeputetët do të vazhdojnë që përmes dialogut dhe partneritetit t’i ndihmojnë Kuvendit në rrugën e tij eurointegruese, posaçërisht gjatë negociatave për anëtarësim”, thuhet në kumtesën e Kuvendit.

Rrojtën ka shprehur interesim për hapat e ardhshëm të përbashkëta të Kuvendit dhe Parlamentit Evropian. Porosia e tij drejtuar Xhaferit ishte, siç theksohet, të vazhdojë me punën e tij të mbajtjes së dialogut politik dhe transparencës drejt opinionit si edhe deri më tani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button