Për shkak të rehabilitimit të pistës, Aeroporti i Shkupit do të punojë nga ora 17:30 deri në 9:00 nga marsi deri në maj 2022

Pista në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit do t’i nënshtrohet rehabilitimit në periudhë prej 50 ditësh, nga fundi i marsit deri në mes të majit të vitit të ardhshëm, por kjo nuk nënkupton edhe mbyllje të Aeroportit të Shkupit, njoftoi operatori i aeroportit, kompania TAV Maqedoni, transmeton Portalb.mk.

Në periudhën nga data 28 mars deri më 16 maj 2022, pista do të funksionojë çdo ditë nga ora 9 deri në orën 17:30, ndërsa trafiku ajror me ulje dhe ngritje në të gjitha destinacionet në orarin e fluturimeve do të zhvillohet nga ora 17:30 deri në orën 9 të mëngjesit.

Nga TAV Maqedoni informojnë se kjo do të nënkuptojë ndryshime në orarin e fluturimeve në disa destinacione, për të cilat së shpejti priten informata më të detajuara nga vetë linjat ajrore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button