Shkupjanët do të propozojnë projekte të gjelbra për të cilat mendojnë se duhet të financohen nga buxheti i qytetit

Qytetarët dhe organizatat e shoqërisë civile në ditët në vijim mund të paraqesin propozimet e tyre për një Shkup të gjelbër dhe human, i cili sipas tyre duhet të financohet nga buxheti i qytetit për vitin e ardhshëm. Qyteti i gjelbër human njoftoi se do të organizojë sërish forum për buxhet qytetar ku do të prezantohen idetë të cilat kanë arritur. Propozimet mund të dorëzohen përmes platformës “Qyteti im “, ndërsa tre që do të marrin më së shumti vota dhe mbështetje do t’u dorëzohen zyrtarisht autoriteteve të qytetit nëpërmjet arkivit të Qytetit të Shkupit, njofton Portalb.mk.

Gorjan Jovanovski, këshilltar i QGJH-së në Këshillin e Shkupit, krijues i platformës “Ajri im” dhe aktivist shumëvjeçar për ajër më të pastër, thotë se propozimet qytetare për Shkup më të gjelbër dhe më human do të dorëzohen vazhdimisht, para çdo seance të Këshillit.

“Aktualisht kërkojmë nga qytetarët që të propozojnë projekte, për të cilat ka nevojë për financim më serioz dhe të cilat i konsiderojnë me rëndësi për qytetin dhe duhet të gjenden në pikat e buxhetit të Shkupit për vitin e ardhshëm, të cilat duhet të miratohen deri në fund të vitit. Idetë e gjelbra të qytetarëve janë dorëzuar edhe në Këshillin e kaluar, por të gjitha ishin refuzuar, që nuk do të thotë se nuk mund të dorëzohen sërish tani”, thotë Jovanovski.

Aktualisht në platformë ka disa propozime nga qytetarë dhe organizata që prekin shumë aspekte të jetesës në qytet. Qytetarët kërkojnë hapjen e impiante të qytetit për kompostim në çdo komunë, në shkollat ​​fillore të ketë kopshte të gjelbra, rrjete për grumbullimin e mbeturinave në Vardar dhe degët e tij, hapjen e punëtorisë për ripërdorimin dhe shndërrimin e mobilieve të vjetra, ndalim për qasje të automjeteve në majën e Vodnos dhe i ngjashëm.

Në platformë përfshihen edhe propozime të papranuara nga Këshilli i kaluar, i cili kërkonte nga buxheti i qytetit subvencionimin e sterilizimit të kafshëve shtëpiake dhe atyre nëpër lagje, pastrimin e qytetit nga automjetet e dëmtuara, si dhe ideja që fabrika e braktisur Kuprum të bëhet qytet studentor.

Jovanovski thotë se në periudhën kur pritet përkeqësimi i cilësisë së ajrit në qytet do të aktualizohen propozimet për përmirësimin e monitorimit, të cilat do të duhet të japin zgjidhje dhe veprime të duhura.

“Ne do të kërkojmë vendosje të sistemeve fotovoltaike në të gjitha objektet që i takojnë qytetit të Shkupit, për të siguruar ngrohje apo ftohje me energji të gjelbër, si dhe vendosjen e një hiper rrjeti sensorësh në të gjithë qytetin, në mënyrë që të dimë se ku dhe sa është ndotja e ajrit. Do të kemi një pamje më të qartë se nga vijnë emetimet, sa ndotin familjet dhe sa industria. Do të presim punë më serioze nga Inspektorati për Mjedis Jetësor do të kërkojmë ndëshkimin e ndotësve”, tha Jovanovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button