Deri sa të përfundojnë analizat, QSHP rekomandon të mos pihet uji në Tetovë i cili mban erë dhe shije të pazakontë

Ratko Davidovski nga Qendra e Shëndetit Publik (QSHP), për Portalb.mk rekomandon të mos përdoret uji në Tetovë në ditët në vijim deri sa të marrin rezultatet përfundimtare të analizave të bëra. Kjo vjen si rezultat i erës dhe shijes së pazakontë që mban uji këto ditë. 

Ratko Davidovski, specialist për higjienë dhe ekologji shëndetësore në Qendrën për Shëndetit Publik tha se analiza fillestare është e mirë, por këtë vit ndryshimi i shijes është më intensiv.

“Është rekomandim, por nuk është ndalim, të mos përdoret për pije derisa të merren rezultatet përfundimtare. Ne i rekomanduam ndërmarrjes komunale që të ndërpresë furnizimin me ujë në rrjetin që vjen përmes ujësjellësit të ri i cili e merr ujin nga lumi malor i Leshnicës. E kanë bërë nga kompania komunale. Sot gjithçka është në rregull, ne jemi në pritje të rezultateve përfundimtare të shohim se çka dhe si është, të kalojnë të paktën 48 orë nga incidenti.” tha Ratko Davidovski.

Ai shtoi se për të pestin vit radhazi në periudhën tetor-nëntor ka një ndryshim të tillë të ujit.

“Deri më tani aroma dhe shija e pakëndshme vinte nga bimësia, pra më së shumti nga gjethet e pemëve që bien në ujësjellësin në Leshnicë. Në të njëjtën kohë, ato dekompozohen, gjë që krijon një shije dhe erë të pakëndshme. Bakteriologjikisht dhe kimiko-fizikisht  uji tani është i pijshëm, por po e përsëris janë duke u bërë analiza shtesë. Ky është viti i pestë që kjo ndodh, rezultatet fillestare thonë njësoj si në vitet e mëparshme se gjithçka është në rregull, në bazë të parametrave që mund të testojmë.” tha Ratko Davidovski.

Ndryshe, Nisma “Më Mirë për Tetovën” (MMPT)  ishin ndër të parët të cilët alarmuan për këtë defekt të ujit në Tetovë.

“Për arsye të denoncimeve të shumta nga qytetarët në lidhje me shijen dhe erën e pazakonshme të ujit për pije, kërkojmë nga inspektorati përkatës që të bën analizat e nevojshme dhe të ndalohet pirja e ujit derisa të vërtetohet që i njëjti nuk paraqet rrezik për banorët e Tetovës!” thanë nga MMPT.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button