fbpx

U promovua “GLEY”, platforma e parë transmetuese nacionale në Maqedoni

Sot u promovua platforma e parë transmetuese nacionale në Maqedoni që mban emrin Gley. Në këtë platformë, ju mund të ndiqni në një vend filmat dhe serialet vendase dhe të rajonit, shkruan Portalb.

“Nga sot në tregun e Maqedonisë në dispozicion është platforma e parë transmetuese nacionale e Maqedonisë – GLEY, përmes së cilës ne iu bashkohemi trendeve botërore në zhvillimin e platfomave lokale dhe rajonale SVOD (Video on Demand).” tha në promovimin e sotëm të Gley-it, menaxheri ekzekutiv i “SVOD Master”, Darko Perusheski.

Kjo platformë mundëson qasje deri te filmat dhe serialet vendase. Pjesa më e madhe e përmbajtjeve do të jenë ekskluzivisht në dispozicion në mënyrë digjitale në platfomë.

“Tani, me GLEY, qytetarët e Maqedonisë kanë qasje të lehtë në produksionin më të mirë vendor dhe rajonal, programet për fëmijë, filmat dhe serialet evropiane dhe holivudiave, të cilat janë plotësisht të lokalizuara në gjuhën maqedonase dhe shqipe, pa ndërprerje për reklama dhe me zbatim të kontrollit prindëror.”shtoi Perusheski.

GLEY sjell programe ekskluzive që nuk janë në dispozicion në platforma tjera. Thekst të veçant i kushtohet përpunimit të programit për fëmijë, i cili është i sinkronizuar në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Kështu duke qenë të sigurt që fëmijët tuaj shikojnë program të përshtatshëm për moshën e tyre.

Përmbatjet janë në dispozicion me rezolucion të lartë HD, me zë cilësor në televizorët LG, Samsung dhe Android TV SMART, kompjuterët portabël, tabletat ose telefonat celularë. Për këtë qëllim janë zhvilluar aplikacione, që përdoruesit mund t’i instalojnë lehtësisht në sistemet operative të televizorëve në Apple App Store dhe Google Play Store.

“Qasja në programet GLEY do të jenë me një abonim mujor i cili nuk është i obligueshëm dhe përdoruesi do të mund ta anulojnë kur të dojë. Ofrohen tre nivele të abonimit mujor: 299 denarë, 399 denarë dhe 499 denarë dhe kjo varet nga numri i përdoruesëve që do të kenë mundësi të kenë qasje njëkohësisht në platformë.” tha Faton Islami, specialist i marketingut në Gley.

Përdoruesit mund të regjistrohen në gley.mk në kompjuter ose në celular. Të gjithë përdoruesit që regjistrohen deri më 30 nëntor do të përfitojnë abonim falas 30-ditor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button