RMV, sa vota më shumë morën partitë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale?

Partitë politike i motivuan votuesit edhe në rrethin e dytë në të gjitha 43 komunat dhe në qytetin e Shkupit, duke rritur numrin e votave, krahasuar me votat e fituara në të njëjtat komuna në rrethin e parë, transmeton Portalb.mk.

Rritje më të madhe të votave të marra në rrethin e dytë e ka LSDM-ja – 27. 358, më pas VMRO-DPMNE – 26.315 dhe BDI – 22.618 vota.

Kandidatët e pavarur arritën të mbledhin 14.129 vota, pastaj Besa – 12.389, AA / ASh – 9.199, GROM – 8.023, LDP / DOM – 1.910, PDSH – 973 dhe TMRO – 301 vota, njoftoi MIA.

Në 43 komuna dhe në qytetin e Shkupit, ku ka pasur rreth të dytë, LSDM ka gjithsej 146.808 vota, që përbën rritje prej mbi 27 mijë vota, krahasuar me 119.450 vota në rrethin e parë në të njëjtat komuna.

Pjesëmarrja në rrethin e parë, kur u votua në 80 komuna plus qytetin e Shkupit, si dhe për listat e këshilltarëve është pak më e lartë se sa në rrethin e dytë, kur u zgjodhën kryetarët e komunave në 44 njësi të vetëqeverisjes lokale.
Pjesëmarrja në rrethin e parë, kur u votua në 80 komuna plus qytetin e Shkupit, si dhe për listat e këshilltarëve është pak më e lartë se sa në rrethin e dytë, kur u zgjodhën kryetarët e komunave në 44 njësi të vetëqeverisjes lokale.

VMRO-DPMNE në raundin e parë mori 99.500 vota, ndërsa në të dytin 125.815 ose plus 26 mijë vota.

BDI në raundin e parë mori 104.030 vota, ndërsa në të dytin 81.412 vota.

Kandidatët e pavarur morën 20.697 vota në raundin e parë, kurse në rrethin e dytë 34.826 vota.

BESA në rrethin e parë ka 14373 vota, kurse në të dytin 26.762 vota.

AA/ASh në rrethin e parë mori 44.180, kurse në të dytin 53.379 vota.

Kandidati i GROM-it në rrethin e parë në Komunën e Karposhit ka 6.841, ndërsa në raundin e dytë 14.864 vota, që është dyfish më shumë. Kandidati i LDP/DOM në Shuto Orizarë ka 2.246 vota në raundin e parë, ndërsa 4.156 vota në rrethin e dytë. Kandidati i PDSH-së në Studeniçan ka marrë 3.146 vota në rrethin e parë dhe 4.119 vota në raundin e dytë dhe kandidati i TMRO-së në Nagoriçanin e Vjetër ka marrë 510 vota në raundin e parë dhe 811 vota në rrethin e dytë.

Kandidatët për Qytetin e Shkupit me rritje prej mbi 40 mijë votash në rrethin e dytë

Petre Shilegov në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale 2021 ka marrë gjithsej 78.783 vota, kurse në të dytin për rreth 12 mijë vota më shumë ose 90.672. Danella Arsovska në rrethin e parë ka marrë 86.698, kurse në të dytin 118.749 vota ose rreth 30 mijë më shumë.

Rritjen më të madhe në numrin e votave Danella Arsovska e ka në Aerodrom, ku në rrethin e dytë ka 5.321 vota më shumë krahasuar me raundin e parë.

Petre Shilegov rritjen më të më të madhe të votave në rrethin e dytë, krahasuar me të parin e ka në Karposh – 3.941 vota.

Të dy kanë humbur vota në komunën e Sarajit në raundin e dytë, në krahasim me raundin e parë, edhe atë Shilegov 901 dhe Arsovska 307 vota më pak.

Diferenca më e madhe në votat e marra në dy raundet në favor të Shilegovit ka në Çair – 250, ndërsa Arsovska në Gazi Babë – 4.561.

Në zgjedhjet e kaluara lokale, Petre Shilegov u zgjodh kryetar komune në raundin e parë me 141.164 vota, para Koce Trajanovskit nga VMRO-DPMNE me 101.472 vota.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2013, kryetari i qytetit të Shkupit u zgjodh në rrethin e dytë, kur Koce Trajanovski mori 124.455 vota, para Jani Makradulit nga LSDM me 76.390 vota, transmeton MIA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button