Metamofozis fton të rinjët të marrin pjesë në “Hakatonin e dytë online për të dhëna të hapura”

Fondacioni Metamorfozis fton të interesuarit të marrin pjesë në “Hakatonin e dytë online për të dhëna të hapura”, që do të mbahet nga 30 nëntori deri më 3 dhjetor 2021, në kuadër të edicionit të 17-të të konferencës ndërkombëtare e-Shoqëri.mk, transmeton Portalb.mk.

Hakatoni për të dhëna të hapura” është një sfidë 4-ditore në të cilën pjesëmarrësit duhet të krijojnë një zgjidhje kreative që do të mundësojë promovimin e konceptit të të dhënave të hapura. Qëllimi kryesor i hakatonit është t’i sjellë të dhënat e hapura më afër qytetarëve dhe t’i prezantojë ato në një mënyrë të thjeshtë dhe inovative.

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë ekipet e përbëra nga studentë ose kompani “Start-up” (fillestare) në fushën e TI-së. Është e nevojshme që anëtarët e çdo ekipi të kenë njohuri nga programimi, dizajni, ekonomia, marketingu etj. Një ekip mund të ketë të paktën tre anëtarë, e më së shumti tetë. Një kompani “Start-up” – fillestare mund të paraqesë vetëm 1 ekip.

Fituesi i Hakatonit do të marrë 3.000 dollarë, fonde të dedikuara për përfundimin e versionit demo në një aplikacion funksional.

Aplikimi i ekipeve është mund të bëhet deri më 24 nëntor 2021, në orën 16:00. Aplikimi mund të bëhet në këtë link, ndërsa formularin e plotëson secili anëtar i ekipit individualisht.

Pyetjet tuaja mund t’i dërgoni në [email protected]; më së voni deri më 24 nëntor 2021.

Informacione më të detajuara në lidhje me “Hakatonin për të dhënat e hapura” mund të gjeni në linkun vijues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button