Është ngritur iniciativë që Zaev të mbetet lider i LSDM-së – po mblidhen nënshkrime për mbështetje

Deputeti dhe numri një i Këshillit Komunal i LSDM-së në Kumanovë, Martin Kostovski, ka ngritur iniciativë për mbledhjen e nënshkrimeve për mbështetje të kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev. Ai pret që kjo iniciative, të zgjerohet edhe në qytetet e tjera, sepse siç tha, ky hap momentalisht më së paku i nevojitet shtetit, transmeton Portalb.mk.

Zaev është në krye të LSDM-së nga viti 2013, ndërsa për dallim nga dy mandatet e para, mandatin e tretë të këtij viti e fitoi për herë të parë në zgjedhje të drejtpërdrejta në të cilat votuan të gjithë anëtarët e partisë.

Nëse dorëheqja e paralajmëruar deponohet, do të fillojnë të rrjedhin afatet statutore për zgjedhje të liderit të ri – në mënyrë të njëjtë, me votim të drejtpërdrejt.

Sipas nenit 68 nga statuti, këshilli ekzekutiv duhet të sjell vendim për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme më së voni 15 ditë nga dita e përfundimit të funksionit, e cila mund të ndodhë edhe me dorëheqje.

Iniciativë të ngjashme si tani e ngritur nga deputeti Kostovski, kishte edhe në vitin 2013 kur lideri i atëhershëm i partisë, Branko Crvenkovski, paralajmëroi se tërhiqet nga funksioni. Por, edhe përkrah mbi 10.000 nënshkrimeve të mbledhura, ai megjithatë qëndroi pas vendimit të tij.

Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i LSDM-së në pushtet, të dielën më 31 tetor, pas disfatës së partisë së tij në zgjedhjet lokale në konferencën përfundimtare për media pas mbylljes së qendrave të votimit tha se po jep dorëheqje nga të dyja funksionet.

“Marr përgjegjësinë për rezultatet e këqija të këtyre zgjedhjeve”, theksoi Zaev, duke uruar oponentët politikë për fitorennë zgjedhje.

Zaev në konferencën për media në selinë e partisë nuk ka bëri të ditur se çfarë më pas, kush do ta marrë drejtimin e partisë dhe as kush do ta marrë pozitën udhëheqëse në Qeveri.

Në funksionin e kryeministrit është që prej 31 majit 2017 dhe fitoi mandatin e dytë si Kryeministër në zgjedhjet e 15 korrikut të vitit të kaluar. Zaev është kryetar i LSDM-së që nga viti 2013. Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së ka marrë mbështetjen e 62 deputetëve në këtë përbërje parlamentare. Në shumicën parlamentare, si pjesë e koalicionit me të cilin LSDM kandidoi në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, marrin pjesë Besa, NSDP, DOM, LDP, Bashkimi Demokratik për Integrim…

Liderët e këtyre partive, si dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, sot pasdite do të ulen në një tryezë të përbashkët.

Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i LSDM-së në pushtet, të dielën më 31 tetor, pas disfatës së partisë së tij në zgjedhjet lokale në konferencën përfundimtare për media pas mbylljes së qendrave të votimit tha se po jep dorëheqje nga të dyja funksionet.

Në funksionin e kryeministrit është që prej 31 majit 2017 dhe fitoi mandatin e dytë si Kryeministër në zgjedhjet e 15 korrikut të vitit të kaluar. Zaev është kryetar i LSDM-së që nga viti 2013. Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së ka marrë mbështetjen e 62 deputetëve në këtë përbërje parlamentare. Në shumicën parlamentare, si pjesë e koalicionit me të cilin LSDM kandidoi në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, marrin pjesë Besa, NSDP, DOM, LDP, Bashkimi Demokratik për Integrim…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button