Shkup, më shtatë nëntor do të mbahet koncert simfonik me vepra të kompozitorëve shqiptar

Skena e muzikës serioze shqiptare më shtatë nëntorm, në orën 20:00 në Teatrin nacional të Operas dhe Baletit në Shkup do të zhvillojë koncert simfonik me vepra të kompozitorëve shqiptar, shkruan Portalb.mk.

Dirigjent i koncertit simfonik do të jetë Gridi Kraja, kurse kompozitorë Fatos Lumani, Arta Abazi, Ersan Januzi, Shkëlzen Bekteshi, ndërsa me piano do të interpretojë Shkëlzen Baftiari.

Hyrja në koncert është pa pagesë, por paraprakisht duhet bërë rezervim në emailin [email protected] ose në faqen e Facebookut të Skenës shqiptare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button