MPB-ja ka arrestuar dy persona dhe ka sekuestruar armë dhe municione

Më datë dy nëntor nga ana e zyrtarëve policor nga Reparti për Polici Kriminale – Sektori për tregti të jashtëligjshme me drogë, armë dhe materie të rrezikshme, në bashkëpunim me Njësinë për tregti të jashtëligjshme me drogë dhe armë pranë SPB-Shkup, nga liria janë privuar A.J (46) dhe S.J (73), të dy nga Shkupi, për shkak të dyshimeve se kanë kryer veprën penale “përpunimi i jashtëligjshëm, mbajtja dhe tregtia me armë dhe materie shpërthyese”, njoftoi MPB-ja, transmeton Portalb.mk.

“Me urdhër të siguruar paraprakisht nga gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup, është kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse te AJ., ku është gjetur një punëtori e improvizuar për prodhimin dhe riparimin e armëve dhe municionit, gjatë së cilësi u gjetën6 pushkë gjuetie, 3.215 municione për armë zjarri, 67 mekanizma dhe pjesë të armëve të zjarrit dhe pjesë të armëve, 3 tyta armësh, 74 pjesë nga armë të ndryshme, 22 kuti me mekanizma për revole, një peshore digjitale për matjen e barutit”, thonë nga MPB.

Siç njoftoi zëdhënësja e MPB-së, Suzana Pranjiq Talevska, gjithashtu, bastisje është bërë edhe te babai i tij S.J., i cili në atë moment ka qenë duke qëndruar në një vikend shtëpi në fshatin Rashtak, ku janë gjetur: një pushkë gjysmë automatike, një pushkë gjuetie, një revole sinjalizuese, gjashtë tyta për armë, tre kondakë druri, 1604 fishekë me tyta të gjata, 101 fishekë, municion gjuetie 12 mm, municion manovër, 499 fishekë, municion gjuetie 16 mm.

A.J dhe S.J janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të dorëzohet kallëzim penal për veprën penale sipas nenit 396 nga Kodi Penal.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button