Kasami konsideron se qeveria duhet të vazhdojë dhe pret rritje të shumicës parlamentare

Lideri i Besës, Bilall Kasami, i cili po largohet nga Kuvendi për shkak se u bë kryetar i Komunës së Tetovës, konsideron se Qeveria, në të cilën ai është edhe partner në koalicion, duhet të vazhdojë me punën, transmeton Portalb.mk.

Në emisionin “Click Plus” në TV 21, ai theksoi se kjo Qeveri ka mandat nga zgjedhjet e vitit 2020 dhe duhet të vazhdojë të punojë dhe shtoi se prioritet është integrimi në Bashkimin Evropian.

Për Zaevin tha se nuk është konsultuar me të.

“Zaev nuk është konsultuar me partnerët e koalicionit para se të thotë publikisht se do të japë dorëheqjen. Do të takohem me të dhe do të flasim”, tha Kasami.

Sipas tij, duhet të ketë edhe riformatim të qeverisë.

“Duhet të ketë ndryshime. Nuk jemi të sigurt nëse do të votojmë për të gjithë ministrat e BDI-së”, tha Kasami.

Duke folur për shumicën, kreu i Besës theksoi se pret që shumica aktuale të rritet, gjegjësisht deputetët e opozitës t’i bashkohen maxhorancës.

“Mendoj se kjo do të ndodhë. Kemi mbështetje të fortë nga Uashingtoni”, tha Kasami

Ndryshe, kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i LSDM-së në pushtet, të dielën më 31 tetor, pas disfatës së partisë së tij në zgjedhjet lokale dha dorëheqje nga të dy funksionet.

“Marr përgjegjësinë për rezultatet e këqija të këtyre zgjedhjeve”, theksoi Zaev, duke uruar oponentët politikë për fitorennë zgjedhje.

Në funksionin e kryeministrit, Zaev është që prej 31 majit 2017 dhe fitoi mandatin e dytë si Kryeministër në zgjedhjet e 15 korrikut të vitit të kaluar. Zaev është kryetar i LSDM-së që nga viti 2013. Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së ka marrë mbështetjen e 62 deputetëve në këtë përbërje parlamentare. Në shumicën parlamentare, si pjesë e koalicionit me të cilin LSDM kandidoi në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, marrin pjesë Besa, NSDP, DOM, LDP, Bashkimi Demokratik për Integrim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button