Këta janë fituesit e konkursit të artit figurativ dhe letrar për Javën Evropiane të Lëvizshmërisë: Juria kishte detyrë të vështirë

Shoqata qytetare Eco Logic i shpalli fituesit e konkursit të artit figurativ dhe letrar që u shpall në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë. Këtë vit juria kishte detyrë veçanërisht të vështirë dhe të përgjegjshme për të përzgjedhur tre veprat më të mira me temat “Biçikleta e ëndrrave të mia”, “Sfidat mjedisore dhe zgjidhjet në mjedisin tim” dhe “Unë si një eko hero”, njofton Meta.mk.

“Për kënaqësinë tonë të madhe edhe këtë vit arriti një numër i madh punimesh artistike, 200 punime letrare, madje 1000 punime të artit figurativ! Kjo flet për motivimin dhe kreativitetin e nxënësve dhe mentorëve”, thonë nga shoqata.

Sipas Eco Logic dhe gjykuar nga fotot nga veprat e shpërblyera të artit dhe letërsisë, nxënësit treguan qasje novatore, duke shprehur mendimet dhe ndjenjat e tyre për çështje të rëndësishme që na prekin të gjithëve. Ata iu përgjigjën me sukses temës së dhënë me idetë dhe qasjen e tyre ndaj punës dhe teknikës.

Kriteret që janë marrë parasysh gjatë vlerësimit të veprave letrare janë: – Vepra të jetë origjinale – Talenti për shprehje letrare – Vepra duhet t’i përgjigjet temave të dhëna – Vepra të jetë e shkruar në gjuhën standarde maqedonase – Të respektojë shenjat e pikësimit dhe normat gjuhësore – Zgjuarsia dhe kreativiteti i autorit.

Foto: Shoqata Qytetare Eco Logic

Në kategorinë klasa1-5, çmimin e parë e fitoi Saida Baltiq, SHFK “Rajko Zhinzifov” – f. Orizare e Epërme nga Velesi nën mentorimin e Nevenka Gjoshevës. Çmimi i dytë i takoi Jana Stojkoskës SHFK “Strasho Pinxhur” – Gjorçe Petrov nga Shkupi nën mentorimin e Emilija Gjorgjieva, kurse çmimin e tretë e fitoi Eva Anastasovska nga SHFK “Kiril Pejçinoviq”, K. Vodë nga Shkupi nën mentorimin e Emilija Stefanovska.

Në katergorinë klasa 6-9 çmimin e parë e mori Eva Dejanovska nga SHFK “Mustafa Kemal Ataturk”, Gostivar me mentore Violeta Taneska. Çmimin e dytë e fitoi Daniela Teova, nga SHFK  “Vasil Glavinov” nga Velesi me mentore Karolina Popova. Çmimi i tretë shkoi për Andrej Stojanov “Vanço Prke, Shtip.

Foto: Shoqata Qytetare Eco Logic

Gjatë vlerësimit të punimeve të artit figurativ, komisioni u udhëhoq nga kriteret: – Mënyra e të shprehurit dhe origjinaliteti – Punim që flet dhe përcjell një mesazh vizual – Qasja vizuale dhe origjinaliteti – Energjia e fëmijëve.

Në kategorinë klasa 1-5 çmimi i parë i takoi Aleksandra Shukanovës, SHFK “Shën Klimenti i  Ohrit”, Ohër Mentor: Valentina Kuzmanovska. Çmimin e dytë e meritoi Liliana Ilieva SHFK “Goce Dellçev”, Negotinë me mentore: Lidija Janeva, kurse të tretin Damjan Stefanov nga SHFK “Lazo Angelovski” –Aerodrom, me mentore: Lidija Bozhinoska.

Foto: Shoqata Qytetare Eco Logic

Në kategorinë klasa 6-9, me çmimin e parë u nderua Sara Cvetkova nga SHFK “Mirçe Acev” – Shkup me mentor: Vlatko Kostovski. Çmimin e dytë e fitoi Ksenija Boshkoska nga SHFK “Mançu Matak”– Krivogashtani, me mentor: Stojan Durlanov. Çmimin e tretë e fitoi Natalija Pavlovska nga SHFK “Goce Dellçev” – Manastir me mentore: Kristina Stojanova

Mirënjohje për angazhim të veçantë u nda për Darko Stojanoviq SHF “Zllaten Sremac” – Shkup me mentor: Slave Pavlovski dhe Luka Çelebiq SHFK “Jan Amos Komenski” Mentor: Daniela Ilievska Stojçeva.

Foto: Shoqata Qytetare Eco Logic

Të gjithë nxënësit do të marrin certifikatat e pjesëmarrjes dhe ato do të dërgohen me e-mail. Përveç certifikatave që do t’i pranojnë me postë elektronike, pjesëmarrësit e shpërblyer do të pranojnë edhe vegla për riparimin e biçikletave, shishe për ujë, çantë për të mbajt sendet e imëta, një kabllo për të mbyllë biçikletën, drita të vogla për biçikletë, mbajtës të shishes për ujë dhe bluza për çiklizëm.

Foto: Shoqata Qytetare Eco Logic

Punimet fituese të artit figurativ mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm: https://www.facebook.com/media/set?vanity=veloschools&set=a.928882044707839

Veprat letrare fituesemund t’ i gjeni në linkun e mëposhtëm: https://www.facebook.com/media/set?vanity=veloschools&set=a.928894504706593

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button