fbpx

Dyshimet rreth dorëheqjes së Zaevit

Të gjithë partnerët që përbëjnë koalicionin qeverisës në Maqedoninë e Veriut pas takimit me kryeministrin në dorëheqje, Zoran Zaev, janë shprehur se përbërja qeveritare është e qëndrueshme, duke ripërsëritur qëndrimin se janë kundër dorëheqjes së kreut të qeverisë..

Ndërkohë, ende nuk dihet se kur Zaevi do ta dorëzojë në Kuvend dorëheqjen nga posti i kryeministrit, të cilën dorëheqje ai e paralajmëroi menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve lokale të dielën.

Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse ka një kornizë kohore se kur pritet që kryeministri në dorëheqje i Maqedonisë së Veriut ta deponojë dorëheqjen e tij në institucionin ligjvënës.

Nga takimi ndërmjet partnerëve të koalicionit u dha një porosi e qartë se votat e 62 deputetëve qëndrojnë pas kësaj përbërjeje të qeverisë. Nga ana tjetër, nga VMRO DPMNE-ja të martën kanë thënë se dorëheqja e paralajmëruar e kryeministri Zaev është blof.

“Zoran Zaev sërish bëri blof dhe dorëheqja e tij mbeti vetëm në Facebook dhe nuk e deponoi të njëjtën me shkrim në Kuvend. Nga këtu duket se dorëheqja e Zaevit njëjtë si dorëheqja e Filipçes (Venko Filipçes, ministër i Shëndetësisë), u dha për të mos u pranuar dhe më pas t’i ikë përgjegjësisë”, ka deklaruar Dragan Kovaçevski, zyrtar i lartë në VMRO-DPMNE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button