Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e sotme

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka zhvilluar sot seancën e 117-të në të cilën u miratua Strategjia e re për punësim 2021-2027, e cila planifikon uljen e papunësisë në 11 përqind, transmeton Portalb.mk.

Kanalet sportive do të rekomandohen që më së voni deri më 31 dhjetor të fillojnë komentimin e ndeshjeve në gjuhën maqedonase dhe shqipe, bazuar në Konventën e BE-së për televizione ndërkufitare.

Pika e përbashkët kufitare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, e njohur si One Stop Shop është dërguar për ratifikim në Kuvend, si Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së RMV-së dhe Qeverisë së Shqipërisë.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut e miratoi Marrëvedhjen me Qeverinë e Turqisë për bashkëpunimin në financimin ushtarak.

Në këtë seancë gjithashtu u shqyrtua dhe miratuan pikat kryesore të Raportit të Komisionit Evropian për vitin 2021 në lidhje me procesin eurointegrues dhe reformat. Në lidhje me këtë çështje, u ngarkua Sekretariati për çështje evropiane që së bashku me ministrat të përpunojë Agjendën Evropiane në përputhje me Raportin e Komisionit Evropian më së voni deri më 22 nëntor të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button