Takim i shkurtër i presidentit Pendarovski me Bajden

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka realizuar takim të shkurtër me presidentin amerikan, Xho Bajden, në kuadër të Samitit për Ndryshime Klimatike COP 26 në Gllasgou të Skocisë, njofton Portalb.mk.

Pendarovski publikoi në Facebook, fotografi nga takimi me Bajdenin, por edhe nga takimet e shkurtra që i ka pasur me kancelaren gjermane në ikje, Angela Merkel, kryeministrin e Indisë, Narendra Modi dhe me kryeministrin izraelit, Naftali Benet.

“Ne numërohemi dhe mbahemi me vendet të cilat aktivisht ndërmarrin obligime për luftë kundër ndryshimeve klimatike. Është e rëndësishme që të dëgjohen edhe përkushtimet dhe puna jonë në këtë pjesë”, tha Pendarovski.

Pendarovski dhe ka mbajtur fjalim në seancën plenare të Samitit të Liderëve Botëror për ndryshime klimatike, që mbahet në Gllazgou. Në fjalim theksoi se, duke e zbatuar strategjinë tonë afatgjate për aksione klimatike, përpiqemi ta transformojmë vendin në ekonomi me grimca të vogla të karbonit, duke e përforcuar konkurrencën dhe promovuar kohezionin social.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button