DW: Marrëveshja e Prespës është realiteti i ri dhe për VMRO – DPMNE-në ajo është punë e kryer

Në deklaratë për DW, më shumë funksionarë partiak theksojnë se kryetarët e ri të komunave nga VMRO – DPMNE do të respektojnë Marrëveshjen e Prespës me të cilën emri kushtetues i vendit u ndryshua në Republika e Maqedonisë së Veriut. Siç raporton DW, dy funksionarë të partisë opozitare theksuan se për VMRO – DPMNE-në, Marrëveshja e Prespës është punë e kryer, përkatësisht se ajo është realiteti i ri, transmeton Portalb.mk.

Dimçe Arsov nga VMRO – DPMNE tha se: “Marrëveshja e Prespës është realiteti i ri që e ka sjell Zaev. A na pëlqen ai realitet? Përgjigja është jo, nuk na pëlqen”.

Sipas tij, çështja e vërtetë është nëse ka ndodhë ajo që ka premtuar Zaev kur ka sjell këtë realitet të ri, “nëse jetojmë më mirë, nëse kemi më shumë para në xhep, nëse kemi shëndetësi dhe arsim evropian etj…”.

Mediumi gjerman që publikon përmbajtje në gjuhën maqedonase më tej e citon Igor Janushevin i cili për TV24 paralajmëroi se, kryetarit e ri të komunave nga radhët e opozitës, atëherë kur duhet, do të nënshkruajnë dokumente me emrin e Maqedonisë së Veriut.

“Qëndrimi i VMRO – DPMNE-së në raport me Marrëveshjen e Prespës nuk ka ndryshuar. Kryetarët e komunave do të nënshkruajnë dokumente që nuk do të jetë e mundur të nënshkruhen pa mbiemrin, por do të ketë hapësirë ku do të mund të kundërshtojnë”, tha Janushev.

Ndryshe, Ministria e Jashtme sot reagoi publikisht për mospërdorimin e emrit kushtetues në seancën konstituive të këshillave të Komunës së Shtipit dhe Aerodromit, përkatësisht gjatë nënshkrimit të deklaratës solemne nga ana e këshilltarëve të sapo zgjedhur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button