Kriza energjetike në BE – për të kaluar dimrin, e më pas…

Analizë speciale për Portalb.mk nga Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane.

Malinka Ristevska Jordanova

Kriza globale energjetike po e godet seriozisht Bashkimin Evropian. Të gjitha burimet tradicionale të energjisë në tregun botëror janë shtrenjtuar. Krahas faktorëve të tregut të ofertës dhe kërkesës, krizës po i kontribuojnë edhe frika dhe pasiguria para fillimit të dimrit.

Bashkimi Evropian është shumë i varur nga burimet e jashtme të energjisë. Sipas Eurostat, në vitin 2019 varësia ishte 60,7%. BE-ja importon më së shumti derivate të naftës, pastaj gaz, megjithatë vetëm importi i gazit po shënon rritje në konstante, krahasuar me burimet e tjera energjetike. BE importon më së shumti gaz nga Rusia (43.4% në 2020), e pastaj nga Norvegjia (20%).

Grafiku 1: Çmimet e energjisë në BE 2008-2021, Komisioni Evropian
Grafiku 1: Çmimet e energjisë në BE 2008-2021, Komisioni Evropian

Çmimet e gazit natyror në tregjet evropiane nga prilli deri në fillim të tetorit të këtij viti u rritën për pothuajse gjashtë herë, që kah fund të muajit të kaluar të shënojnë rënie të vogël.

Grafik 2: Importet e produkteve individuale energjetike BE, 1990-2019, Eurostat
Grafik 2: Importet e produkteve individuale energjetike BE, 1990-2019, Eurostat

Inflacioni në BE në shtator arriti në 3,4% (në nivel vjetor) – niveli më i lartë që nga viti 2008, me ç’rast kontributin më të rëndësishëm të energjisë prej 17.4% e ka rritja e çmimeve. Ekonomistët paralajmërojnë rritje të mundshme të mëtejshme të inflacionit si rezultat i rritjes së çmimeve të energjisë.

Sigurisht, institucionet e BE-së nuk qëndruan inerte ndaj situatës. BE-ja ka përgjegjësi të konsiderueshme në fushën e energjetikës – të sigurojë funksionimin e tregut të energjisë dhe sigurinë e furnizimit, si dhe të promovojë efikasitetin energjetik dhe burimet e reja të rinovueshme, por edhe ndërlidhjen e rrjeteve energjetike. Megjithatë, edhe  shtetet anëtare kanë kompetenca të caktuara – të përcaktojnë kushtet për shfrytëzimin e burimeve të tyre energjetike, zgjedhjen ndërmjet burimeve të ndryshme energjetike dhe strukturën e përgjithshme të furnizimit të tyre me energji.

Komisioni në komunikatën e tij të tetorit 2021 dha një vlerësim të arsyeve dhe tendencave të mundshme të mëtejshme dhe sugjeroi mjete për veprim. Krerët e shteteve dhe qeverive e kanë mbështetur këtë qasje të Këshillit Evropian që nga 21 tetori.

Vlerësimet e shkaqeve të krizës së KE nuk ndryshojnë shumë nga ato të analistëve të pavarur. Këto janë kryesisht rritja e kërkesës për energji në rimëkëmbjen pas pandemisë dhe sezoni i keq për prodhimin e burimeve të rinovueshme të energjisë (uji, era).

Megjithatë, ajo që nxit debat janë vlerësimet për tendencat e mëtejshme. Komisioni vlerëson se kriza do të jetë afatshkurtër – deri në fund të dimrit 2022, por megjithatë paralajmëron për luhatje të mundshme të mëtejshme të çmimeve. Ndërkohë, disa analistë parashikojnë krizë më afatgjatë.

Kriza aktuale tashmë po hedh hije mbi përpjekjet për kalimin në burime të rinovueshme të energjisë. Edhe pse prodhimi i energjisë në BE është zvogëluar, prodhimi nga burimet e rinovueshme të energjisë është rritur ndjeshëm. Megjithatë, dinamika e zëvendësimit nuk mund të përmbushë as për së afërmi nevojat. Përkrahësit e agjendës së gjelbër, nga ana tjetër, argumentojnë se kriza e këtillë nuk do të kishte ndodhur nëse kalimi në burime të rinovueshme do të ishte më agresiv dhe më dinamik.

Në dokumentin e përmendur, Komisioni mbetet në dhënie prioritet burimeve të rinovueshme të energjisë dhe paralajmëron masa të tjera afatmesme me të cilat do të parandaloheshin krizat (p.sh. rritja e kapaciteteve për depozitim të gazit). Si masa të drejtpërdrejta dhe të përkohshme, KE u sugjeron shteteve anëtare, ndër të tjera, mbështetje për kategoritë më vulnerabile të qytetarëve, ndërhyrjet tatimore, si dhe ndihmë shtetërore për kompanitë apo industritë (në përputhje me rregullat e BE-së për ndihmën shtetërore). Komisioni premtoi, nga niveli më i lartë, që do të hetojë dukuritë e mundshme të sjelljes jokonkurruese në tregun e energjisë.

Kriza energjetike ka ngritur si çështje gjeostrategjike ashtu edhe gjeopolitike. Pavarësisht se për momentin pretendohet se nuk ka shkelje të marrëveshjeve për furnizim me gaz në BE nga kompania shtetërore ruse Gazprom, presioni ndaj Rusisë për dërgimin e sasive më të mëdha të gazit po rritet. Megjithatë, po rritet edhe presion nga Rusia për të miratuar ndërtimin e gazsjellësit ”Rrjedha Veriore” drejtpërdrejt në Gjermani, me çka do të anashkalonte Ukrainën si një vend transit dhe ndoshta do të rriste varësinë e saj nga importet e gazit nga Rusia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button