Afati për aplikim në Konkurset vjetore në Ministrinë e Kulturës përfundon të shtunën pasdite

Në rrjedhë janë Konkurset vjetore të Ministrisë së Kulturës për mbështetje të projekteve me interes nacional në kulturë për vitin 2022, të cilat për herë të parë këtë vit do të bëhen në formë elektronike.

“Ju përkujtojmë se afati për paraqitje përfundon më 6 nëntor (e shtunë),në ora 12:00,pasdite,kur aplikimi mbyllet automatikisht. Konkurset vjetore u shpallën më 4 tetor. Që atëherë, Ministria e Kulturës është në kontakt të vazhdueshëm me shfrytëzuesit përmes linjave të hapura telefonike dhe të e-mail adresave për mbështetje teknike të aplikantëve. Shprehim kënaqësi për komunikimin e ndërsjellë i cili është i dobishëm për të gjithë ne. Aktualisht po zgjidhim çështjet e hapura në mënyrë që çdo aplikim të jetë i suksesshëm dhe çdo shfrytëzues të mund të kryej me lehtësi aplikimin. Siç paralajmëruam, me këtë aplikim përshpejtohet i tërë procesi – nga paraqitja deri te përgatitja e vendimeve. Me mbyllje dhe dërgimin e fletëparaqitjes, çdo shfrytëzues në mënyrë automatike fiton numër arkivor në adresën e emailit. Kështu mund të ju informojmë se deri më sot kanë arritur rreth 600 fletëparaqitje”, informojnë nga Ministria e Kulturës.

Nga ana e Ministrisë së Kulturës është theksojnë se afati skadon për më pakë se katër ditë.

“Ministria e Kulturës, deri në afatin e fundit të aplikimit është e hapur për të lehtësuar procesin dhe t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve. Edhe njëherë apelojmë deri te të gjithë, për shkaqe praktike, teknike, të mos presin momentin e fundit për të dorëzuar fletëparaqitjet. Informacione më të hollësishme në ueb faqen: www.konkursi.gov.mk”, thonë nga Ministria e Kulturës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button