Shahpaska – Gallovej: E intensifikojmë bashkëpunimin me Britaninë e Madhe për të drejtat e romëve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska sot ka realizuar mbledhje me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në RMV, Rejçel Gallovej. Në mbledhje, ministrja dhe ambasadorja, kanë biseduar për projektet vijuese, me theks të veçantë për projektet që kanë të bëjnë me ndihmën dhe ri-integrimin e romëve në kohën e kovid-krizës, njofton Portalb.mk.

“Me sukses e realizuam fazën e dytë të Programit ROMAKTEED, 2021 – 2024. Përforcimi i komunitetit të romëve në nivel individual, por edhe në nivel të komunitetit, përforcimi i kapaciteteve dhe njohurive, por edhe përmirësimi i cilësisë së jetesës dhe zbutja e efekteve të pandemisë së KOVID-19, janë prioritetet tona”, tha Shahpaska.

Ambasadorja britanike, Gallovej, edhe njëherë e ka konfirmuar mbështetjen e Ambasadës së Britanisë në politikat e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Ajo ka shprehur gatishmëri që të ndihmojë në procesin e realizimit të projekteve dhe prej të njëjtave pret efekte pozitive.

“Ligji për persona të paevidentuar në Librin Amë të të Lindurve është shembull për vendosmërinë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që t’u ndihmojë personave që nuk munden t’i realizojnë të drejtat e njeriut për shkak të mospasjes së dokumenteve”, tha ministrja, duke theksuar se në terren janë identifikuar rreth 700 persona pa dokumente, a kërkesë për certifikatë të përkohshme kanë dorëzuar rreth 200 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button