Dimitrovi në vend të Zaevit sot dhe nesër do të marrë pjesë në takimin për “Ballkanin e hapur” në Beograd

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, në vend të kryeministrit Zoran Zaev, sot dhe nesër në Beograd do të marrë pjesë në takimin kushtuar inkurajimit të bashkëpunimit rajonal përmes iniciativës “Ballkani i Hapur”, transmeton Portalb.mk.

Agjenda për takimin punues, që organizohet në bashkëpunim me Këshillin atlantik, përfshin panel diskutimi me temë “Transformimi digjital si dorë ndihmëse për integrimin rajonal”, në të cilin do të miratohen konkluzione, ndërsa më pas do të mbahet konferencë për media.

Në të njëjtën kohë janë planifikuar takime liderësh dhe takime me përfaqësues të kompanive nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia, ku do të diskutohet për lehtësimin e tregtisë.

Në takim ishte planifikuar të merrte pjesë kryeministri Zoran Zaev, por e anuloi udhëtimin pasi njoftoi dorëheqjen, të dielën më 31 tetor, pas disfatës së partisë së tij në zgjedhjet lokale.

“Marr përgjegjësinë për rezultatet e këqija të këtyre zgjedhjeve”, theksoi Zaev, duke uruar oponentët politikë për fitorennë zgjedhje.

Në funksionin e kryeministrit është që prej 31 majit 2017 dhe fitoi mandatin e dytë si Kryeministër në zgjedhjet e 15 korrikut të vitit të kaluar. Zaev është kryetar i LSDM-së që nga viti 2013. Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së ka marrë mbështetjen e 62 deputetëve në këtë përbërje parlamentare. Në shumicën parlamentare, si pjesë e koalicionit me të cilin LSDM kandidoi në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, marrin pjesë Besa, NSDP, DOM, LDP, Bashkimi Demokratik për Integrim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button