MPJ thirrje pushtetit të ri lokal në Shtip dhe Aerodrom për mospërdorimin e emrit kushtetues

Lidhur me ngjarjet e fundit në seancat konstituive të Këshillit të Komunave të Shtipit dhe komunës së Aerodromit, Ministria e Punëve të Jashtme, në njoftim për media, sot ka shprehur shqetësim nga aktet e një pjese të këshilltarëve të zgjedhur në zgjedhjet e fundit lokale lidhur me nënshkrimin e deklaratës solemne në pajtim me Ligjin e Vetëqeverisjes Lokale, përcjell Portalb.mk.

Lidhur me këtë çështje MPJ bën me dije si vijon:

Me Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes finale, Vendimi për shpalljen e amendamenteve ХХХIII, XXXIV, XXXV dhe ХХХVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe Ligjit kushtetues për zbatimin e amendamenteve XXXIII deri XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Nga janari i vitit 2019, emri kushtetues i shtetit është Republika e Maqedonisë së Veriut dhe se të gjitha Institucionet shtetërore dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale janë të obliguara ta respektojnë Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ti harmonizojnë të gjitha aktet të cilat i sjellin me Kushtetutë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Gjegjësisht, thuhet më tej në njoftim, çdo kund ku emri Republika e Maqedonisë është përmendur në Ligjet dhe aktet nënligjore të organeve shtetërore dhe njësive të vetëqeverisjes lokale, përfshirë edhe deklaratën solemne, nga dita e hyrjes në fuqi e akteve të lartpërmendura përdoret emri kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut.

 Ministria e Punëve të Jashtme, duke i ndjekur dukuritë e këtilla pas mbarimit të zgjedhjeve lokale dhe gjatë konstituimit të këshillave të caktuara në Komuna, bënë thirrje që të zbatohen dispozitat kushtetuese në përputhje me Marrëveshjen e Prespës, duke pasur parasysh se mosrespektimi i Kushtetutës dhe ratifikimit të Marrëveshjeve ndërkombëtare seriozisht e prish imazhin ndërkombëtar të shtetit dhe e cenon rendin juridik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Njëkohësisht, apelojmë te institucionet përgjegjëse dhe veçanërisht të Ministria e Vetëqeverisjes lokale, të reagojnë në mënyrë adekuate në përputhje me kompetencat e tyre, sepse sipas nenit 3 të Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes finale“, thuhet më tej në deklaratën e MPJ-së.

Nga ky institucion u bëjnë thirrje të gjithë Këshilltarëve të komunave që në vazhdimësi të respektojnë Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, ashtu siç është theksuar edhe në vet deklaratën solemne.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button