fbpx

RMV, KShZ-ja ka pranuar 13 ankesa për parregullsi zgjedhore

Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 15:00 të ditës së sotme, janë parashtruar 13 ankesa nga partitë politike TMRO dhe LSDM, përcjell Portalb.mk.

Shtatë ankesa, informojnë nga KShZ-ja,  kanë të bëjnë me procedurën për grumbullimin dhe konfirmimin e rezultateve në vendvotimet 1156, 1178, 1157, 1182, 1183, 1176 dhe 1181 në komunën Nagoriçan i Vjetër.

Si dhe gjashtë ankesa nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM, që kanë të bëjnë me procedurën e votimin, përkatësisht procedurën e grumbullimit dhe konfirmimit të rezultateve në vendvotimet 2966/1 и 2958/1 në Komunën Shuto Orizare, vendvotimi 1612 në Komunën Konçe dhe vendvotimet 835, 874 dhe 865 në Komunën e Koçanit.

Afati për parashtrimin e ankesave për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, që u zhvilluan të dielën më 31 tetor, përfundon nesër në ora 14:00, informoi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, në konferencën e djeshme për shtyp, ku janë publikuar rezultatet e para zyrtare nga zgjedhjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button