Paris, një burrë u qëllua dy herë pasi sulmoi me thikë sigurimin në stacionin e trenit

Një burrë ka sulmuar sigurimin në stacionin e trenit, raportojnë mediat lokale. Sulmi u shkaktua pasi burri u ndalua nga stafi pasi nuk mbante maskë. Ai refuzoi të bindej dhe kërcënoi me thikë oficerët e sigurisë hekurudhore, ndërsa bërtiste “Franca drejtohet nga Shteti Islamik”, raporton BFMtv, transmeton Portalb.mk.

Në përgjigje të reagimeve të tij, një oficer nxori armën dhe qëlloi disa herë, duke e goditur dy herë në gjoks.

Burri më vonë u dërgua me urgjencë në spital, ku ndodhet në rrezik për jetën.

Një zëdhënës i policisë së Parisit nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm.

Kompania shtetërore franceze e hekurudhave SNCF në një deklaratë tha: “Dy agjentët përdorën armët e tyre të shërbimit për ta mbrojtur dhe neutralizuar atë.

Personi, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, por është identifikuar nga dokumentet që i posedonte, ishte i njohur më parë për policinë për akte dhune, por nuk ishte i njohur për shërbimet e inteligjencës.

Është hapur hetim për tentim vrasje me dashje ndaj një personi të ngarkuar për shërbim publik dhe dhunë me armë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button