Pushteti i ri lokal në Shtip ktheu emrin Republika e Maqedonisë

Në seancën e djeshme konstituive të Këshillit të Komunës së Shtipit, deklaratë solemne dhanë vetëm këshilltarët e VMRO-DPMNE-së dhe të Majtës që janë shumicë, ndërsa seancën e braktisën këshilltarët e LSDM-së, pasi në deklaratën solemne me shkrim qëndronte Republika e Maqedonisë, në vend të emrit kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut, njoftoi agjencia shtetërore MIA, përcjell Portalb.mk.

Këshilltarët e LSDM-së thanë se nuk duhet të shkojnë kundër Kushtetutës dhe kërkuan interpretim ligjor nga shërbimet, por kërkesa e tyre u refuzua, pas çka më pas u larguan.

Në Shtip, VMRO-DPMNE ka 13 këshilltarë, LSDM 9 dhe E majta 1.

Pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, VMRO-DPMNE tani do të udhëheqë me 42 komuna dhe Qytetin e Shkupit, ndërkaq LSDM me vetëm 16.

Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i LSDM-së në pushtet, të dielën më 31 tetor, pas disfatës së partisë së tij në zgjedhjet lokale në konferencën përfundimtare për media pas mbylljes së qendrave të votimit tha se po jep dorëheqje nga të dyja funksionet.

“Marr përgjegjësinë për rezultatet e këqija të këtyre zgjedhjeve”, theksoi Zaev, duke uruar oponentët politikë për fitorennë zgjedhje.

Zaev në konferencën për media në selinë e partisë nuk ka bëri të ditur se çfarë më pas, kush do ta marrë drejtimin e partisë dhe as kush do ta marrë pozitën udhëheqëse në Qeveri.

Në funksionin e kryeministrit është që prej 31 majit 2017 dhe fitoi mandatin e dytë si Kryeministër në zgjedhjet e 15 korrikut të vitit të kaluar. Zaev është kryetar i LSDM-së që nga viti 2013. Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së ka marrë mbështetjen e 62 deputetëve në këtë përbërje parlamentare. Në shumicën parlamentare, si pjesë e koalicionit me të cilin LSDM kandidoi në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, marrin pjesë Besa, NSDP, DOM, LDP, Bashkimi Demokratik për Integrim…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button