Taravari: Kemi nisur bisedimet për shumicë të re, nëse nuk kemi sukses, zgjedhje në tetor 2022

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, tha se dje kanë filluar negociatat formale për shumicë të re, përcjell Portalb.mk.

“Shumica aktuale qeveritare ka 62 deputetë, kurse opozita 58. LSDM po fundoset çdo ditë e më shumë. Nga komunat urbane kanë marrë vetëm Qendrën dhe Strumicën. Pres sot kemi filluar negociatat formale. Me të gjitha partitë opozitare. Tani për tani nuk ka asgjë konkrete, por neve na takon të punojmë për një shumicë të re”, tha Taravari në një paraqitje për “Click Plus” në Tv 21.

Sipas Taravarit, kusht për shumicë të re është respektimi i Marrëveshjes së Prespës dhe siç thotë ai, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nuk e ka problem me këtë.

“Kemi kushtet tona. Kemi biseduar me Mickoskin. Ai nuk ka asnjë vërejtje për këtë. Marrëveshja e Prespës duhet respektuar. Kushti ynë kryesor është integrimi i Maqedonisë në BE dhe natyrisht Marrëveshja e Prespës”, ​​tha Taravari.

Ai theksoi se nëse nuk arrijnë të formojnë shumicën e re qeveritare, atëherë do të mbahen zgjedhje të reja parlamentare, ndërsa si termin të mundshëm përmendi tetorin e vitit të ardhshëm.

“Nuk ka tjetër zgjidhje”, tha Taravari.

Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i LSDM-së në pushtet, të dielën më 31 tetor, pas disfatës së partisë së tij në zgjedhjet lokale në konferencën përfundimtare për media pas mbylljes së qendrave të votimit tha se po jep dorëheqje nga të dyja funksionet.

“Marr përgjegjësinë për rezultatet e këqija të këtyre zgjedhjeve”, theksoi Zaev, duke uruar oponentët politikë për fitorennë zgjedhje.

Zaev në konferencën për media në selinë e partisë nuk ka bëri të ditur se çfarë më pas, kush do ta marrë drejtimin e partisë dhe as kush do ta marrë pozitën udhëheqëse në Qeveri.

Në funksionin e kryeministrit është që prej 31 majit 2017 dhe fitoi mandatin e dytë si Kryeministër në zgjedhjet e 15 korrikut të vitit të kaluar. Zaev është kryetar i LSDM-së që nga viti 2013. Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së ka marrë mbështetjen e 62 deputetëve në këtë përbërje parlamentare. Në shumicën parlamentare, si pjesë e koalicionit me të cilin LSDM kandidoi në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, marrin pjesë Besa, NSDP, DOM, LDP, Bashkimi Demokratik për Integrim…

Liderët e këtyre partive, si dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, sot pasdite do të ulen në një tryezë të përbashkët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button