Vdiq psikiatri që zhvilloi terapinë njohëse të sjelljes

Psikiatri amerikan, Aaron Beck, i cili konsiderohet si baba i terapisë njohëse të sjelljes, vdiq në moshën 100-vjeçare.

Lajmin e konfirmoi vajza e tij, Judith Beck, e cila tha se babai i saj vdiq në shtëpinë e tij në Filadelfia, transmeton REL.

Terapia njohëse e sjelljes është një qasje e zhvilluar në vitet 1960, e cila i trajnon pacientët që të identifikojnë dhe të largojnë mendimet negative irracionale për veten, botën dhe të ardhmen.

Kjo qasje është tani metoda më e praktikuar e terapisë në mbarë botën.

Beck ka lindur në korrik të vitit 1921 në Rod Ajllënd dhe ishte djali i tretë i dy emigrantëve hebrenj rusë.

Ai e ka zhvilluar trajtimin pasi ka zbuluar se pacientët e tij në depresion shpesh kanë ide të çrregullta negative.

Ai ka botuar qindra artikuj dhe 25 libra në karrierën e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button