Departamenti i Shtetit pas dorëheqjes së Zaevit: SHBA do të vazhdojë të bashkëpunojë me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së

Një zëdhënës i Departametit të Shtetit tha se ambasada amerikane po ndjek ngjarjet pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, përfshirë njoftimin e dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev, shkruan 360 shkallë, transmeton Portalb.mk.

Shtetet e Bashkuara presin të vazhdojnë bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut në fushat me interes të përbashkët, tha Departamenti i Shtetit për sa i përket dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev pas zgjedhjeve të djeshme lokale.

“Ambasada e SHBA-së po monitoron zhvillimet pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, duke përfshirë shpalljen e dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev.” tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit në një deklaratë.

Në deklaratë thuhet se “Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Maqedoninë e Veriut një partner të besueshëm dhe të vlerësuar në rajon dhe mezi presin të vazhdojnë të punojnë me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut në fushat me interes të përbashkët, ndërsa ajo vazhdon të bëjë përparim drejt integrimit euroatlantik.”

Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i LSDM-së në pushtet dje pas disfatës së partisë në zgjedhjet lokale në konferencën përfundimtare për media pas mbylljes së qendrave të votimit tha se po jep dorëheqje nga të dyja funksionet. Zaev dje, megjithatë, theksoi se mbetet i mendimit se nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi, siç tha, përpara qëndrojnë dy vite e gjysmë të shkëlqyera dhe unike për shtetin nga të cilat do të përfitojë i gjithë populli dhe shteti.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot organizoi takim me partnerët e koalicionit për të diskutuar stabilitetin e koalicionit qeveritar pas dorëheqjes së paralajmëruar nga kryeministri Zoran Zaev, nga ku vlerësuan se shumica parlamentare është stabile.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button