Drejtori i Ndërmarrjes Publike e ka punësuar veten në të njëjtën Ndërmarrje Publike në RMV, alarmojnë Komisioni kundër korrupsionit

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit sot në një seancë shqyrtoi rastin e parë – një rast i pranuar tek ata, për punësim kur një person drejtor në një Ndërmarrje Publike e punëson veten, në të njëjtën NP. Agjencia Kundër Korrupsionit do të iniciojë përgjegjësi penale para Prokurorisë Publike për shkelje të nenit 353 të Kodit Penal, përkatësisht nismë për përcaktimin e përgjegjësisë. Para kryetarit të ri dhe Këshillit të ri komunal do t’i paraqesë një iniciativë për përgjegjësinë e drejtorit dhe ushtruesit të detyrës. drejtori i Ndërmarrjes Publike, raporton Civil, përcjell Portalb.mk.

KSHPK-ja, pas shqyrtimit të dokumenteve të dorëzuara dhe siç e sqaroi këtë rast Katica Nikolovska, anëtare e Antikorrupsionit, e cila e arsyetoi këtë lëndë, pa mëdyshje  çojnë drejt skenarit të planifikuar, por edhe dispozitat e Ligjit për parandalimin e korrupsionit. i lidh drejtpërdrejt si shpërdorim të pozitës zyrtare për të përfituar për veten ose për tjetërkënd.

Ajo shpjegoi se drejtori ka siguruar përfitime për vete duke u punësuar në administratën publike,  ndërsa  ushtruesi i detyrës drejtor i NP-së dhe kryetari i komunës duke shfrytëzuar funksionin dhe pozitën e tyre kanë ofruar përfitim për një person tjetër, pra për drejtorin aktual.

Në seancën e sotme të Antikorrupsionit, Nikolovska informoi se drejtori i ndërmarrjes publike, duke shfrytëzuar pozitën e drejtorit, ka ofruar kushte me shpalljen publike të punësimit të një profesionisti në administratën publike të NP, që t’i sigurojë punë vetes, në mënyrë që pas përfundimi i mandatit të tij si drejtor të mund të kthehej në atë institucion si punonjës.

“Ka qenë simptomatike që drejtori i NP-së jep dorëheqje nga pozita e drejtorit, zgjidhet ushtruesi i detyrës së drejtorit, pastaj ka konkurs për përzgjedhjen e nëpunësve publikë dhe përsëri konkurs për zgjedhjen e drejtorit. E gjithë kjo do të ishte në rregull nëse rolin kryesor në tërë procedurën nuk e ka i njëjti, gjegjësisht drejtori i NP-së”, tha Nikolovska, anëtare e KSHPK-së.

Pas dorëheqjes, nënvizoi Nikolovska, kryetari i asaj komune, në pajtim me Ligjin për ndërmarrje publike, nga radhët e të punësuarve zgjedh zëvendësdrejtor dhe shpall konkurs për përzgjedhjen e profesionistit në administratën publike, ndërsa kushtet dhe krejt të tjerat. parashikohen me rregullore dhe akte . Vetë procedura nuk ka dobësi, theksoi ajo, gjithçka është në përputhje me ligjet dhe afatet, komisioni përzgjedhës zgjedh kandidatin – drejtorin.

Pas një kohe pas përfundimit të procedurës për përzgjedhjen e nëpunësit publik shpallet konkursi për rizgjedhjen e drejtorit të NP-së, sepse ushtruesi i detyrës. është maksimumi gjashtë muaj. Dhe e gjithë kjo do të ishte mirë, tha Nikolovska, nëse drejtori i vjetër, tani nëpunës publik, nuk paraqitet si kandidat i vetëm për drejtor dhe kryetari e zgjedh sërish për drejtor të NP-së.

“E gjithë kjo është e regjistruar në Agjencinë e Punësimit, aktet janë miratuar, ushtruesi i detyrës drejtor është kthyer në radhët e punonjësve në NP dhe si thonë edhe ujku i ngopur dhe delet në numër, që drejtori aktual kur t’i mbarojë mandati, të ketë mundësi të kthehet si punonjës i rregullt në administratën publike të NP-së”, sqaroi Nikolovska.

Regji dhe për turp, film për fëmijë, tha anëtari i KSHPK-së Nuri Bajrami. – Të ngritët iniciativë që kjo të mos përsëritet në këtë mënyrë, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button