Hoxha: Dyert janë të hapura për bashkëpunim me Aleancën për Shqiptarët, BDI vazhdon të jetë oponenti jonë

Përfaqësuesit e partnerëve të koalicionit qeveritar zhvilluan takim në hapësirat e Qeverisë për të diskutuar për raportet e partnerëve në koalicion, tashmë të ndryshuara pas Zgjedhjeve Lokale që mbaruan kryesisht dje, transmeton Portalb.mk.

”Kjo ka qenë e dakorduar edhe para fushatës, respektivisht para Zgjedhjeve Lokale, se nuk do të cenohen aspak pozicionet e Lëvizjes Besa. Përkundrazi, rezultati zgjedhor i jep legjitimet të plotë Lëvizjes Besa për të pasur, jo vetëm siguri, por edhe kapacitetin për të menaxhuar me institucionet të cilat i posedon”, deklaroi ministri i bujqësisë, Arjanit Hoxha, njëkohësisht sekretar i Lëvizjes Besa.

Ai përkujtoi bashkëpunimin me Aleancën për Shqiptarët edhe në Zgjedhjet Presidenciale ku kandidati i tyre i përbashkët ishte Blerim Reka dhe në Zgjedhjet Lokale të vitit 2017.

“Karakteri i zgjedhjeve ka qenë i tillë që është dashur një mbështetje e ndërsjellë. Komunikimi do të vazhdojë. Dyert janë të hapura për çdo lloj bashkëpunimi”, deklaroi Hoxha për Aleancën për Shqiptarët, duke theksuar që “BDI-ja do të vazhdojë të jetë oponenti jonë politik”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button