Për falsifikimin e 558 mijë denarëve, Prokuroria kërkoi paraburgim për 23 vjeçarin

Prokuroria e Maqedonisë së Veriut ka kërkuar paraburgim për 23 vjeçarin për falsifikimin e 500 eurove të cilat ka tentuar t’i fut në shfrytëzim, transmeton Portalb.mk.

Ai 18 bankënota nga 500 euro ka tentuar t’i kthejë në 5580 mijë denarë në një këmbimore afër Bit Pazarit, Shkup. Pronari i këmbimorës ka vërejtur se paratë janë të falsifikuara, për çka ka njoftuar policinë.

Për këtë arsye, Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata Penale në Shkup paraburgim për të dyshuarin, i cili është akoma i panjohur për autoritetet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button