Vlerësimi i ODIHR për zgjedhjet në RMV, pretendimet për presion mbi votuesit vazhduan edhe në rrethin e dytë

Misioni për vëzhgimin e të ODIHR në Maqedoninë e Veriut, në konferencën për media me rastin e mbajtjes së rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, ka vlerësuar se, rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut ishte konkurrues dhe administrata zgjedhore bëri përpjekje për të adresuar disa mangësi procedurale nga rrethi i parë. Megjithatë, retorika negative dhe pretendimet për presion ndaj votuesve dhe kandidatëve vazhduan të ndikojnë në zgjedhje, thanë në deklaratën e sotme vëzhguesit ndërkombëtar nga Zyra e OSBE/ODIHR, shkruan Portalb.mk

“Zyrtarët e zgjedhjeve i kryen përgatitjet teknike për balotazhet brenda afateve ligjore. Pas disa përpjekjeve për të adresuar çështjet teknike nga rrethi i parë, dita e zgjedhjeve të rrethit të dytë kaloi pa probleme, megjithëse disa mangësi vazhduan. Trajtimi joadekuat i kundërshtimeve minoi mjetet efektive ligjore dhe privoi disa njerëz nga mundèsia për të votuar”, tha në konferencë për media shefja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjet të ODIHR, Tana de Zulueta.

Ajo më tej shtoi se, megjithëse nga garuesit në rrethin e dytë u kërkua që të dorëzonin raporte financiare, ato nuk u publikuan para votimit. Kjo, së bashku me informacionin e kufizuar publik për financimin e fushatës në rrethin e parë dhe llogaridhënien për të, e zvogëloi transparencën.

Partitë më të mëdha parlamentare gëzojnë përparësi sistematike në shpërndarjen e burimeve publike për zhvillimin e fushatës dhe në mbulimin dhe reklamimin e në media, duke i vënë në pozitë të pafavorshme kandidatët e pavarur dhe ata nga partitë më të vogla. Mund të bëhet më shumë për t’i bërë zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut më gjithëpërfshirëse, si për kandidatët e pavarur ashtu edhe për ata që i përfaqësojnë partitë më të vogla,” tha Tana de Zulueta.

Ajo më tej ka porositur se, përmirësimet në kornizën zgjedhore mund të krijojnë terren më të barabartë për garë duke i trajtuar pabarazitë sistematike në mundësitë për zhvillimin e fushatës si dhe duke u përqendruar në mënyrat për përmirësimin e pjesëmarrjes së grave në jetën politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button