MASH ndan deri në 30.000 denarë për shkollat ​në RMV për të avancuar multikulturalizmin, integrimin ndëretnik dhe tolerancën

Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli “Thirrje Publike për ndarjen e  granteve  për shkollat ​​fillore dhe të mesme publike, të cilat kontribuojnë në zhvillimin dhe avancimin e multikulturalizmit, integrimit ndëretnik dhe tolerancës”. Aktivitetet që do të mbështeten me grant, mund të realizohen në mënyrë të pavarur në shkollat ku mësimi zhvillohet në disa gjuhë mësimore, ose në partneritet me një shkollë tjetër, shkruan Portalb.mk.

Grantet janë deri në 30.000,00 denarë dhe do të ndahen për gjithsej 95 shkolla, nga të cilat 70 shkolla fillore dhe 25 të mesme, ndërsa përzgjedhjen sipas renditjes do ta bëjë Komisioni për vlerësimin e aplikacioneve të pranuara, në pajtim me  kriteret e  caktuara.

“Inkurajojmë shkollat ​​që të aplikojnë me projekte për aktivitete të përbashkëta mes nxënësve, të cilët realizojnë mësim në gjuhë të ndryshme mësimore. Projektet duhet të synojnë promovimin e praktikave të mira për aktivitete ku përkujdesen  marrëdhëniet harmonike të bazuara në respektimin e dallimeve, duke ndërtuar një shoqëri multietnike dhe multikulturore që mundëson ndërtimin e institucioneve arsimore bashkëkohore, të suksesshme dhe efektive, të cilat do të promovojnë vlera multietnike dhe multikulturore, të individualizuara, qasje ndaj nxënësve, klimë emocionale pozitive dhe komunikim konstruktiv multidisiplinar në një mjedis shkollor të këndshëm dhe inkurajues.” thuhet në kumtesën e MASH-it.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall dhe “Thirrje Publike për grante për shkollat ​​fillore dhe të mesme publike që do të realizojnë aktivitete të përbashkëta të nxënësve që kontribuojnë në zhvillim.”

Aplikimi zgjat deri më 03.12.2021, dhe aplikimi mund të bëhet në linkun e mëposhtëm :

https://forms.office.com/Pages/ResponsePage.aspx?id=QSfKBfwhf06hy-c2FzfhPOEWDx3AtGNGpDA4x4JCZS5UQkhLWFQ2MTFGNkExWTZHRDQyNVpWOVVGOC4u

Për të aplikuar në Thirrjen Publike është e nevojshme që shkollat ​​të kyçen me llogaritë zyrtare të përdoruesve të @schools.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button