Zaev nuk ka dorëzuar ende dorëheqjen në Kuvend

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili dje pasi humbjes së partisë së tij në zgjedhjet lokale dha dorëheqje nga posti i tij në qeveri, ende nuk e ka dorëzuar atë në Kuvend. Këtë e njoftoi koordinatori i grupit parlamentar të VMRO – DPMNE-së, Nikolla Micevski, pas koordinimit që kishin partitë politike me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, shkruan Portalb.mk.

Ai tha se, ajo që kuptuan në koordinim është se dorëheqja e kryeministrit Zaev nga Qeveria ende nuk është dorëzuar në institucionin ku duhet të dorëzohet, ndërsa ai është, Kuvendi i Maqedonisë dhe varësisht prej letrës që do të merret, do të dihen edhe procedurat, përkatësisht si duhet të veprohet pas dorëheqjes.

“Sipas Rregullores dhe Kushtetutës, ka procedura ku presidenti i shtetit pas dorëzimit të dorëheqjes, e njëjta konstatohet në Kuvend dhe kryetari i shtetit është i obliguar që t’ia dorëzoj një mandatari i cili do të ofrojë shumicë të caktuar prej 61 deputetëve dhe më pas mandatari ka 20 ditë për të vendosur, përkatësisht përbërje të qeverisë së re. Megjithatë, atë do të shohim pasi të dorëzohet dorëheqja, duke pasur parasysh Zoran Zaevin, ne ende nuk e kemi atë dorëheqje, kështu që kur ta shohim do të mund të prononcohemi më konkretisht për atë”, tha Micevski.

Ai më tej shtoi se, pas dorëheqjes do të përpjekjen të bëjnë shumicë të re parlamentare, por nëse nuk kanë sukses në të, do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Situata në vend është shumë serioze dhe ne do të përpiqemi të bëjmë shumicë të re parlamentare, duke pasur parasysh të gjitha sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët në shtetin tonë. Por, nëse nuk kemi sukses në ato përpjekje, më mirë do të ishte të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse kjo Qeveri, kjo shumicë ka humbur legjitimitetin”, tha Micevski.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi do të caktojë seancë parlamentare pasi shpalljes së rezultateve përfundimtare nga ana e KSHZ-së. Nga kabineti i Xhaferit njoftuan se, seancë do të thirret për verifikimin e mandateve të deputetëve të rinj, të cilët do të zëvendësojnë ata që u zgjodhën për kryetarë komunash.

“Sot është  mbajtur koordinimi i rregullt i kryeparlamentarit Xhaferi me partitë politike. Pjesëmarrësit u dakorduan që, në pajtueshmëri me procedurën, duhet të merren rezultatet përfundimtare nga KSHZ, pas çka kryeparlamentari Xhafer do të thirr seancë për verifikimin e mandateve të deputetëve të cilët janë me radhë në listën e partive politike, deputetët e të cilëve janë zgjedhur kryetarë komunash”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button