Zaev ftoi në konsultim partnerët e koalicionit

Kryeministri Zoran Zaev një ditë pas vendimit për dorëheqje nga postet udhëheqëse në qeveri dhe në parti, mblodhi partnerët e koalicionit për koordinim në qeveri. Arsyeja është që t’i informojë për situatën e re dhe për të ndërtuar një strategji për zgjedhjen e kryeministrit të ri, njofton MIA, transmeton Portalb.mk.

Meqë Zaev sugjeron që të mos ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, kjo do të thotë se Qeveria e re do të formohet me votim në Kuvend. Gjegjësisht, shumica e deputetëve ta formojë qeverinë e re.

Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i LSDM-së në pushtet dje pas disfatës së partisë së tij në zgjedhjet lokale në konferencën përfundimtare për media pas mbylljes së qendrave të votimit tha se po jep dorëheqje nga të dyja funksionet.

“Marr përgjegjësinë për rezultatet e këqija të këtyre zgjedhjeve”, theksoi Zaev, duke uruar oponentët politikë për fitorennë zgjedhje.

Zaev në konferencën për media në selinë e partisë nuk ka bëri të ditur se çfarë më pas, kush do ta marrë drejtimin e partisë dhe as kush do ta marrë pozitën udhëheqëse në Qeveri.

Në funksionin e kryeministrit është që prej 31 majit 2017 dhe fitoi mandatin e dytë si Kryeministër në zgjedhjet e 15 korrikut të vitit të kaluar. Zaev është kryetar i LSDM-së që nga viti 2013. Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së ka marrë mbështetjen e 62 deputetëve në këtë përbërje parlamentare. Në shumicën parlamentare, si pjesë e koalicionit me të cilin LSDM kandidoi në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, marrin pjesë Besa, NSDP, DOM, LDP, Bashkimi Demokratik për Integrim…

Liderët e këtyre partive, si dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, sot pasdite do të ulen në një tryezë të përbashkët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button