KShPK-ja ka konstatuar 710 raste të mosparaqitjes së listës anketuese për gjendjen pronësore – do tu lëshohen urdhërpagesa kundërvajtëse

Ndaj të gjithë personave për të cilët është konstatuar se nuk e kanë përmbushur obligimin ligjor në afatin e përcaktuar me ligj për dorëzimin e listës anketuese në Antikorrupsion, njoftoi në seancën e sotme kryetarja e KShPK-së, Biljana Ivanovska, do tu lëshohet urdhërpagesë për kundërvajtje, për shkelje të nenit 82 të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit, përcjellë Portalb.mk.

“Kjo do të thotë se po punohet në të gjitha këto raste, sigurohen të dhëna aty ku mungojnë, duke pasur parasysh se në Gazetën Zyrtare ka të dhëna vetëm për emër dhe mbiemër, nuk ka numra amëz, prandaj, për të gjithë këta persona do të përgatiten urdhërpagesa, gjegjësisht do të fillojë procedura kundërvajtëse edhe më tej nëse nuk i paguajnë urdhërpagesat”, sqaroi Ivanovska, duke shtuar se siç do të përfundojnë lëndët të cilave u referohen, ashtu edhe do të publikohen.

Sipas ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave, nëse personi zyrtar brenda 15 ditëve nuk paraqet dëshmi ose informacionet e kërkuara nga KShPK-ja për gjendjen pronësore, apo në këtë rast për konflinktin e interesit, neni 111 i këtij ligji parashikon, “Gjobë në shumë prej 200 deri 400 euro në kundërvlerë denari do t’i shqiptohet një zyrtari, i cili, pas kërkesës së Komisionit Shtetëror, kur vepron në një rast që përfshin atë person, nuk do të paraqesë listë anketuese për gjendjen pronësore dhe deklaratë interesi“.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button