RMV, trafiku hekurudhor është ndërprerë, personeli i makinerive bojkoton për shkak të mos-pagesës së rrogës

Personeli makinerik në “HM transport” TShA Shkup është në bojkot për shkak të mospagimit të pjesës së dytë të pagës së shtatorit, ndërsa komunikacioni hekurudhor i mallrave dhe udhëtarëve është në ndërprerje të plotë, tha sot për MIA-n Dushko Çakarovski, përfaqësues i peronelit të makinerive, përcjell Portalb.mk.

Çakarovski informoi se qarkullimi i mallrave është reduktuar për 90 përqind që të shtunën pas orës 15, ndërsa sot në mëngjes nga ora 07:00 është ndërprerë plotësisht qarkullimi i udhëtarëve. Sipas orarit, treni e parë për udhëtar që sipas njoftimeve nuk do të niset, është në linjën Shkup-Veles i paraparë për ora 09:20.

“Bojkoti do të zgjasë deri në përmbushjen e kërkesës së parashtruar për pagesën e pjesës së dytë të pagës së shtatorit”, deklaroi Çakarovski.

Ndërprerje të trafiku hekurudhor të pasagjerëve dhe mallrave kishte në fillim të gushtit për shkak të mos-pagasesës së pjesës së dytë pagave për qershorin. Pas plotësimit të kërkesës, përfaqësuesit e perosnelit të makinerive ndërprenë bojkotin, por paralajmëruan përsëri bllokada nëse nuk realizohet detyrimi për pagesën e rrogës më së voni deri në datën 25 të po ati muaji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button