LSDM humbi Shkupin, Zoran Zaevi dha dorëheqje (VIDEO)

Kreu i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev, pranoi humbjen dhe dha dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë dhe i kryeministrit, përcjell Portalb.mk.

Ai ia uroi fitoren kundërshtarëve politik dhe përmendi arritjet e qeverisë së tij, si regjistrimin e popullsisë, marrjen e dritës së gjelbër për fillim të negociatave dhe antarsimin në NATO.

Zaev shtoi se vlerëson se nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme dhe se duhet të formohet qeveri e re nga LSDM dhe “forcat progresive”.

“Jam i zhgënjyer sepse shumica e popullit që votoi, si dhe ata që qëndruan në shtëpi, zgjodhën të njëjtët njerëz dhe politikanë që në parlament para katër vjetësh donin të vrisnin. Disa prej tyre madje janë zgjedhur edhe kryetarë komunash në Shkup dhe në komuna tjera”, tha Zaev.

“Pamë aleancë mes viktimave dhe dhunuesve, pa fytyrë – për pushtet dhe para.”

Ai porositi se dëshiron që tërheqja e tij “të mbahet mend nga populli”.

“Nuk është i vështirë largimi nga politika, është i vështirë mendimi për realitetin e vendimit të popullit tonë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button