Në Dibër kryetari i komunës do të zgjidhet më 14 nëntor

Edhe pas përsëritjes së votimit të sotëm në një vendvotim, qytetarët e Dibrës nuk e zgjodhën kryetarin e ri, përcjell Portalb.mk.

Siç konfirmuan nga shtabet zgjedhore të BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët-Alternativa, më 14 nëntor do të ketë raund të dytë votimi në Dibër, pasi edhe pas përsëritjes së votimit, asnjëri nga kandidatët nuk ka siguruar përqindjen e kërkuar nga numri i përgjithshëm i qytetarëve që dolën në votime.

Sipas tyre, në vendvotimin e sotëm 0543 nga gjithsej 777 votues të regjistruar në listën zgjedhore për kandidatin e BDI-së të mbështetur nga LSDM-ja dhe koalicioni dhe kryetar aktual Hekuran Duka, votuan 226, kurse për Bekim Pocestën nga Aleanca për Shqiptarët-Alternativa i mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja, votuan 293 persona.

Nga numri përgjithshëm i zgjedhësve të regjistruar, këtë të drejtë e kanë ushtruar 528 persona ose rreth 68%.

Në këtë vendvotim në rrethin e parë kanë votuar 484 ose 62,29 për qind. Për Dukën votuan 195 persona, për Pocestën 271 persona, 16 fletëvotime ishin të pavlefshme.

Në këtë vendvotimi u rivotua pasi Gjykata Administrative pranoi padinë e koalicionit Aleanca për Shqiptarët-Alternativa dhe KSHZ-ja në bazë të kësaj vendosi të përsëritet votimi.

Kjo pasi që numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në këtë vendvotim ndikon në rezultatet e përgjithshme në këtë komunë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button