Fatmir Dehari nga BDI shpalli fitore në Kërçovë

Kandidati i BDI-së dhe kryetari aktual i Kërçovës, Fatmir Dehari ka shpallur fitore në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kërçovë, njofton Portalb.mk.

“Të gjithë ju që jeni pasuria ime e veçantë, të dashur vëllezër dhe motra, të dashur mërgimtarë. Unë sot vetëm se zotohem se do të vazhdojë të ju dua vetëm me punë, ju jeni fitorja, ju dua më shumë se fitoren që ma falët ju. Nesër filloj me detyrën e re, kryetari i Komunës së Kërçovës. Zoti ju bekoftë juve dhe të gjithë familjeve të juaja”, tha Dehari.

Gjatë festës në Kërçovë, mori pjesë edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Dehari në Kërçovë kishte kundërkandidat, Aleksandar Jovanovskin e VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button