Kasami: Fituam, por prej nesër na pret punë e madhe (VIDEO)

Lëvizja Besa po feston fitoren në Komunën e Tetovës. Gjatë kësaj feste, paraqitje pati kreu i kësaj partie, si dhe kryetar i ardhshëm i komunës Bilall Kasami, i cili tha se ata janë fitues, por se prej nesër i pret punë e madhe, përcjell Portalb.mk.

“Nga dita e parë unë garantoj se mbledhjet e këshillit komunal do të jenë të hapura për publikun, do të jenë të përcjellura drejtëpërsëdrejti në ueb-faqen e komunës. Do të punojmë 24 për legalizimin e objekteve pa leje, për rregullimin e qytetit, largimin e mbeturinave. Komuna e Tetovës do të jetë komunë e qytetarëve, do të kemi një qytet evropian. Administrata, funksionarët dhe drejtorët do të jetë në shërbim të qytetarëve. Komuna e Tetovës është çliruar, bashkë me Gostivarin, Vrapçishtin e Zhelinën. Përfundimisht, Pollogu do ta risjellë ndryshimin në skenën politike të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Puna e këshillit e kemi deklaruar që shumicën e kemi siguruar.” u shpreh Kasami.

Ai falënderoi edhe përkatësitë e tjera etnike të cilët e kanë përkrahur në këtë garë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button