Gara për Qytetin e Shkupit, Danella Arsovska shpalli fitore, Shilegov e pranoi humbjen

Kandidatja e pavarur për qytetin e Shkupit, e përkrahur nga VMRO-DPMNE, Danella Arsovska, shpalli fitore dhe tha se fitorja është e madhe, njofton Portalb.mk.

“Falënderim i madh deri te të gjithë ju që ma keni dhënë besimin. Nuk mund ta shpreh gëzimin tim dhe sa më vlen kjo që të gjithë ju shkupjanët e përkrahët vizionin tim dhe projektet e mia dhe ma dhatë besimin që ta udhëheqë Qytetin e Shkupit në katër vitet e ardhshme”, tha Arsovska.

Ajo tha se në zgjedhje ka pasur dy kundërshtarë, kryetarin aktual të Qytetit dhe kryeministrin në largim.

Sipas deklarimeve të Arsovëskës, ajo e ka fituar kandidatin e LSDM-së, Petre Shilegov, me mbi 20.000 vota epërsi.

Nga ana tjetër, Shilegov e pranoi humbjen dhe ia uroi fitoren Arsovskës.

Sipas rezultateve, Danella ka fituar në Karposh, Gjorçe, Gazi Babë, Shuto Orizare, Butel, Aerodrom, dhe Kisella Vodë, ndërkaq Shilegov është në Qendër, Saraj dhe Çair.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button