Teuta Arifi: E pranoj verdiktin e popullit, i dëshiroj sukses kundërkandidatit (VIDEO)

Kryetarja aktuale e Komunës së Tetovës, e cila është dhe kryetare aktuale e Tetovës, e pranoi humbjen në zgjedhjet lokale, njofton Portalb.mk.

“Ne si BDI, nuk kemi arritur që të fitojmë në zgjedhje. Ishte kjo një fushatë mjaft intensive, të gjithë i dhamë programet tona. Megjithatë, në fund vendosin qytetarët. Unë këtë rezultat e pranoj si verdikt të popullit. Kundërkandidatit tim dhe atyre që ishin në anën e tij, u dëshiroj sukses në drejtimin e qytetit të Tetovës që ka qenë një sfidë e madhe dhe në të ardhmen do të jetë ashtu”, tha BDI.

Në zgjedhjet në Tetovë, sipas asaj që kanë publikuar partitë, zgjedhjet i ka fituar Bilall Kasami nga Lëvizja BESA. Në ndërkohë, KSHZ, vazhdon që zyrtarisht t’i numërojë votat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button