Deri te prokuroritë themelore publike kanë mbërritur një numër i vogël i denoncimeve për parregullsi zgjedhore

“Ajo çka mund të konstatojmë është se gjatë kësaj dite zgjedhore në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale deri te Komisioni për ndjekje të parregullsive eventuale të lidhura me kryerjen e veprave penale dhe prokuroritë mbërritën numër relativisht i vogël i denoncimeve dhe njoftimeve për parregullsi në procesin zgjedhor. Për të gjithë denoncimet janë formuar lëndë dhe urgjentisht po veprohet”, konstatoi në konferencën e sotme për shtyp Xhelel Bajrami, prokuror publik në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.

Në rajonin e Prokurorisë Themelore Publike në Shkup është formuar lëndë për një ngjarje të paraqitur më 30.10.2021 në Sektorin për kriminal ekonomik dhe korrupsion si vepër penale – Ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit nga neni 162 nga Kodi Penal në Komunën e Shuto Orizarës. Për ngjarjen gjatë ditës së sotme është dorëzuar njoftim me shkrim deri te PTHP Shkup. Prokurori publik, me qëllim që të konfirmohen faktet, po e shqyrton parashtruesin e denoncimit në cilësinë e dëshmitarit dhe dha Urdhër deri te Sektori për kriminal ekonomik dhe korrupsion, si parashtrues të njoftimit me drejtime për sigurim të materialeve dëshmuese. Procedura parahetuese po zgjat deri në sigurimin e dëshmive, me ç’rast do të miratohet vendim i Prokurorisë Publike.

Ai tha se Prokuroria Themelore Publike në Koçan po vepron për disa denoncime nga dy parti politike se persona të ndryshëm po ushtrojnë presione, ndikim dhe agjitime ndaj votuesve se si po prononcohen. Për të gjithë denoncimet e dorëzuara janë formuar lëndë dhe janë dhënë urdhra dhe drejtime deri te SPB Koçan për verifikim të informatave. Në qoftë se sigurohen dëshmi për vepër penale, Prokuroria o të veprojë në pajtueshmëri të kompetencave të saj.

Në Prokurorinë Themelore Publike të Dellçevës sot është pranuar një kallëzim penal kundër një personi për vepër penale “Ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit” nga neni 162 nga Kodi Penal, për të cilën është formuar lëndë. Bëhet fjalë për ngjarjen për të cilën tashmë është njoftuar me informatat për ryshfet në Makedonska Kamenicë. Në lëndë po veprohet në procedurë parahetuese.

Në Prokurorinë Themelore Publike e Radovishit është marrë njoftim me gojë gjatë ditës së sotme se një person i cili është dashur të jetë në izolim për shkak të kontaktit me person pozitiv me Kovid-19, ka dalë në votim. Janë dhënë udhëzime për verifikim të informatave.

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Kërçovës është njoftuar se një votues në një vendvotim e ka fotografuar fletëvotimin, ndërsa në një vendvotim tjetër një votues e ka grisur fletëvotimin. Po veprohet për konfirmim të fakteve.

Deri te Komisioni, tha Bajrami, përmes adresës elektronike gjatë ditës së djeshme ka mbërritur një denoncim nga një organizatë joqeveritare, e cila i dedikohet presioneve dhe kërcënimeve të drejtuar ndaj vëzhguesve në zgjedhje të theksuara përmes komenteve në rrjete sociale. Komisioni po i verifikon informatat.

“Prokuroria Publike vazhdon ta ndjek procesin zgjedhor në tërësi edhe do të veprohet për dyshimet për vepra të kryera eventuale penale të lidhura me zgjedhjet lokale. Ende mbetet aktive edhe adresa jonë elektronike  [email protected] ku qytetarët mund t’i paraqesin të gjithë dyshimet për vepra penale të lidhura me zgjedhjet”, theksoi Bajrami.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button