fbpx

LSDM: Fitoi demokracia përkundër tentimeve për komprometim të procesit zgjedhor (VIDEO)

Nga LSDM, pas mbylljes së votimit mbajtën konferencën e parë për media, nga ku u shprehën se një numër i madh qytetarësh dolën sot në votime, duke treguar rrugën se ku do të lëvizë vendi dhe komunat në katër vitet e ardhshme. Sipas tyre sot fitoi demokracia, fitoi vullneti i lirë i qytetarëve edhe përkundër tentimeve për komprometim të procesit zgjedhor nga ana e  VMRO-DPMNE-së, transmeton Portalb.mk.

“Nuk patën sukses tentimet e VMRO-së që t’i komprometojë zgjedhjet me metodat prej regjimi mbi vullnetin e lirë të qytetarëve, u zbuluan dhe me to po merren institucionet kompetente. Gjorçe Petrovi, Koçani, Makedonska Kamenica janë disa nga rastet, ku VMRO-DPMNE-ja me taktikat e saj regjimore tentoi të ndikojë mbi procesin zgjedhor”, thonë nga LSDM. 

Qytetarët, sipas tyre, sot në zgjedhje të lira dhe demokratike e dhanë votën e tyre. Votuan pa presion, kurse vullneti zgjedhor i shumicës, shtojnë më tej, do të respektohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button