Nuk do të ketë asnjë “fund për Facebook-un që e njohim”

Pretendimi në postimin se vetë Mark Zuckerberg ka njoftuar “fundin e rrjetit social siç e njohim ne”, është i pavërtetë. Nuk ekziston asnjë deklaratë e tillë nga Zuckerberg, e as, nga ana tjetër, nuk është njoftuar mbyllja e kompanisë, siç njofton ky postim.

 

Recensojmë një postim në Facebook, në të cilin pretendohet se për 7 ditë Facebook “do të kalojë përgjithmonë në histori”. Në postim, ky pretendim i atribuohet themeluesit Mark Zuckerberg.

Themeluesi dhe pronari i kompanisë së fuqishme amerikane Facebook, ka konfirmuar se brenda një jave do të shpallë gjithçka për fundin e rrjetit social që ne e njohim…, shkruhet në foton që i është bashkangjitur postimit.

I paraqitur në këtë mënyrë, postimi sugjeron në mënyrë të rreme se Facebook do të pushojë së ekzistuari, edhe pse kjo është larg nga e vërteta. Titulli është joshëse dhe asocon në “klikbejt”. Është publikuar si pjesë e këtij teksti, por në postim nuk ka link të tekstit, gjë që e bën edhe më të mundshme që postimi të keqinterpretohet dhe përdoruesit e Facebook-ut të mashtrohen dhe të mendojnë se ky rrjet social do të pushojë së ekzistuari.

Por çfarë do të ndodhë për 7 ditë, pra më 28 tetor të këtij viti?

Siç shkruan gazeta britanike “Guardian”, Facebook planifikohet të ndryshojë emrin e kompanisë, por jo emrin e rrjetit social që të gjithë ne e njohim.

Mediumi “The Verge” raportoi se emri i ri për kompaninë mund të lidhet me Horajzon, një fjalë e përdorur në të paktën dy platforma të realitetit virtual të zhvilluara nga kompania.

Për “Guardian” nga Facebook, thanë se nuk i komentojnë spekulimet.

Lëvizja për të ribrenduar Facebook-un lidhet gjithashtu me ndërtimin e të ashtuquajturës “Metaverse”, bota online ku njerëzit mund të përdorin një sërë pajisjesh për të komunikuar në realitet virtual, sipas një raporti në portalin “Vrj”.

Facebook ka investuar shumë në realitetin virtual dhe synon të lidhë përdoruesit me shumë aplikacione. Kompania kohët e fundit njoftoi se planifikon të krijojë 10,000 vende pune në BE gjatë pesë viteve të ardhshme për të ndihmuar në ndërtimin e “Metaverse”, raporton “Al Jazeera“.

Pra, deri tani edhe ndryshimi i emrit të kompanisë është në sferën e spekulimeve, por është definitivisht që pretendimi në postimin se vetë Mark Zuckerberg ka njoftuar “fundin e rrjetit social që e njohim ne” është i pavërtetë. Nuk ekziston asnjë deklaratë e tillë nga Zuckerberg, as njoftim për mbylljen e kompanisë, siç njofton postimi që e recensojmë.

Burimi: VERTETMATES

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button