Bujar Osmani: Jemi krenar për zgjedhjet sot (VIDEO)

Më lejoni që sipas informacioneve që morëm gjatë ditës edhe në raundin e dytë patëm zgjedhje paqesore, fer dhe të lira në të cilat qytetarët edhe më masovikisht nga raundi i parë dolën për të shfrytëzuar të drejtën demokratike për të vendosur vet se cilët do të udhëheqin komunat në katër vitet e ardhshme, e vlerësoi raundin e sotëm zgjedhor zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, njofton Portalb.

“Rezultatet pritet ë vijnë në çdo moment, por më lejoni të përcjell urimet për fitoren e vërtetë për të gjithë ne. Gjitçka për qytetarët, për shtetin, për institucionet, për të gjithë ne që morëm pjesë në zgjedhje në çfarëdo mënyre. Kemi pasur zgjedhje jashtëzakonisht të drejta, të lira dhe konkurruese. Secili kandidat kishte mundësi të barabartë për të paraqitur ambiciet, programin e tij. Qytetarët morën një pasqyrë të plotë të ofertave. Në këto zgjedhje, Agjenda e gjelbër t ishte oferta më kreative  dhe më e suksesshmeqë qytetarët e njohën dhe e pranuan masovikisht”, tha ai.

Osmani pret që rezultatet nga raundi i dytë të “konfirmojnë tendencën që kemi pasur në raundin e parë  dhe të tregojnë mbështetje të fortë për kandidatët e BDI-së dhe në këtë mënyrë të legjitimojnë Agjendën”.

LEXO: Maqedonia e Veriut numëron votat, të gjitha lajmet për procesin, minutë pas minuti

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button