Nis punimet samiti i OKB-së për klimën

Në Skoci ka nisur punimet samiti i Kombeve të Bashkuara për klimën në të cilin gjatë dy javëve, përfaqësuesit e rreth 200 vendeve dhe organizatave, do të diskutojnë për masat që duhet ndërmarrë për të përballuar ndikimin e ndryshimeve klimatike.

Diskutimet do të fokusohen në çështjet e pazgjidhura që burojnë nga Marrëveshja e Parisit për klimën e vitit 2015. Synimi është që temperaturat globale të mos rriten më shumë se 1.5 gradë Celsius krahasuar me periudhën para-industriale, transmeton REL.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se mundësitë për të arritur këtë objektiv po zbehen me shpejtësi.

Alok Sharma, ministri britanik që po kryeson bisedimet në Glasgow, i tha Sky Neës përpara samitit se takimi përballet me detyrën e frikshme për të hartuar “disa nga rregullat të vështira” të cilat u shmangën në Marrëveshjen e Parisit.

Protesta të shumta pritet të mbahen gjatë mbajtjes së samitit në Glagou të Skocisë nga aktivistë të mjedisit të cilët janë të pakënaqur me politikat mjedisore të udhëheqësve botërorë.

Më shumë se 100 liderë botërorë pritet të marrin pjesë në samit, duke përfshirë presidentin e SHBA-së, Joe Biden, kancelaren gjermane në largim, Angela Merkel, kryeministrin indian, Narendra Modi dhe kryeministrin britanik, Boris Johnson.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button