RMV, deklarata e Hristijan Mickoskit pas votimit në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski pas votimit në vendvotimin në SHF “Dimo Haxhi Dimov” i uroi qytetarët të cilët, siç tha, të paktën deri në këtë moment masivitet po dalin dhe po e shprehin vullnetin e tij të lirë, raporton Portalb.mk.

“Nga ajo që mund ta marrë si informatë nga terreni është se vullneti dhe shpresa për ardhmërinë e re janë të pranishme tek populli në Maqedoni dhe ata, në mënyrë praktike, me votimin e tyre, masivitet në mëngjes, e shfaqin. Për fat të keq, mund të vërejmë shumë parregullsi ditëve të kaluara, shumë keqpërdorim të institucioneve shtetërore nga ana e këtij pushteti i cili është në shkuarje. Për mua kjo paraqet përpjekje jodemokratike dhe e dhunshme që të fitohet vullneti i qytetarëve. Por, mendojë se e gjithë kjo do të ketë efekt të kundërt, do të fitojnë ndryshimet. Nga njëra anë e kemi pushtetin me institucionet dhe keqpërdorimin e të njëjtave, nga ana tjetër jemi ne së bashku me popullin”, tha Mickoski.

LEXO: Maqedonia e Veriut voton në rreth të dytë, të gjitha lajmet për procesin, minutë pas minuti

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button