COP26: Samiti i Glazgovit për të shpëtuar planetin Tokë

Rreth 200 vende do të marrin pjesë në Samitin për ndryshime klimatike COP26, i cili fillon sot në Glazgov dhe do të zgjasë deri më 12 nëntor. Samiti, i cili fillimisht ishte planifikuar të mbahej vitin e kaluar, por u shty për shkak të pandemisë kovid-19, konsiderohet një ngjarje kyçe për të ardhmen e planetit. Aktivistë nga e gjithë bota të udhëhequr nga Greta Thunberg po aërrijnë në qytetin skocez. Ata synojnë të ushtrojnë presion mbi liderët botërorë për të përmbushur premtimet e tyre për të reduktuar emetimet e gazeve serë dhe për të kufizojnë temperaturat mesatare.

Kryeministri britanik Boris Xhonson tha se Samiti do të jetë një moment i së vërtetës për botën.

“Të gjithë po pyesin nëse do ta shfrytëzojmë rastin apo do ta lëmë të na ikë”, tha ai.

Shtetet duhet të thonë se si do të reduktojnë emetimet deri në vitin 2030 për të ndihmuar Tokën. Shkencëtarët paralajmërojnë se nevojitet veprim urgjent për të parandaluar një katastrofë klimatike. Në Samit duhett të bisedohet rreth premtimeve për kufizimin e ngrohjes globale në 1.5 gradë Celsius nga nivelet para-industriale, gjë që shkencëtarët thonë se është çelësi për të shmangur pasojat më të tmerrshme, transmeton Meta.mk.

“Ekziston një rrezik serioz që samiti i Glasgovit të mos zgjidhë asgjë. Megjithëse premtimet e fundit kanë qenë të qarta dhe të besueshme, ne ende po shkojmë drejt një katastrofe klimatike”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh.

Disa nga pjesëmarrësit e samitit ecën mijëra milje për të arritur në Glazgov. Për të premten e ardhshme është paralajmëruar protesta qendrore, ku pritet të marrin pjesë 100.000 persona. Protesta do të sigurohet nga 10.000 policë nga Britania e Madhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button