RMV, deklarata e Ziadin Selës pas votimit në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale (VIDEO)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela votoi për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Strugë, njofton Portalb.mk.

“Shfrytëzoj rastin t’ju bëj thirrje të gjithëve që sa më masovikisht të votojnë. Zgjedhjet për mua janë momente kthesash dhe ky duhet të jetë edhe qëllimi i zgjedhjeve edhe për qytetarët e tjerë. Natyrisht që ndryshimet i bëjnë mirë një shoqërie. Ndryshimi rrit konkurrencën, shton përgjegjësinë dhe në këtë formë duhet të jenë të udhëhequr qytetarët kur vendosin sot për të votuar dhe për të dhënë përkrahje kandidatëve. Të gjithë jetojmë me shpresën për më mirë. Nuk jemi të sigurtë që e nesërmja do të vijë, por shpesojmë që do të vijë. Prandaj, edhe unë nuk bëj përjashtim nga të gjithë njerëzit dhe natyra njerëzore dhe humane e njerëzve të cilët jetojnë me shpresë. Të gjithë ne duhet të kemi shpresëpër vendlindjen, për shtetin tonë që të jetë më stabil, më i drejtë, pa korrupsion dhe mbi të gjitha të jetë një vend i sigurtë për të gjithë qytetarët”, tha Sela.

LEXO: Maqedonia e Veriut voton në rreth të dytë, të gjitha lajmet për procesin, minutë pas minuti

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button